Deputeti i VV’së Albin Kurti, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë në Tëvë1. Ai ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli vazhdojnë të kenë ndikim në politikën e Kosovës, përmes vizitave të shpeshta që marrin nga persona të caktuar, shkruan Periskopi.
Sipas Kurtit, këto vizita nuk janë vetëm për qëllime njerëzore, por edhe për të dhënë instruksione politike.
Madje, ai involvoi edhe dy ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi e Kadri Veseli që po gjykohen në Hagë që 5 vjet.
Por, Kurti thotë se PDK-ja konsultohet akoma me ta. Rrjedhimisht thotë se nuk mund të ketë koalicion.
“PDK i ka 4-5 kryetar, un e di prej përvojes, nuk është parti, është shoqëri aksionere me papërgjegjësi të pakufizuara dhe aty nuk merresh vesh se ke fol me një person, prandaj edhe Ever Hoxhaj thotë diçka tjetër, e patë ju në një TV se çka tha kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci për Sami Lushtakun babain e një deputeti të PDK-së edhe janëë dy ish-kryetar në Hagë të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh për për instruksione politike”, tha Kurti.














