• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Kurti e pranoi autonominë serbe”

27/08/2025 - 06:55:29
Çka po ndodhë: Agim Bahtiri e “kërcënon” Albin Kurtin, me largim nga VV-ja

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se arsyeja kryesore pse Albin Kurti nuk dëshiron konstituimin e institucioneve është lidhet drejtpërdrejt me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

Hasani ka thënë se Kurti ka pranuar krijimin e autonomisë politiko-territoriale serbe.

Lexo më shumë

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2.3k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
118

Ai ka thënë se për bllokadën e Kuvendit dëshiron ta ndajë fajin me opozitën.

Tutje Hasani ka thënë se çështja e themelimit të autonomisë serbe është arsyeja kryesore pse perëndimorët pse aleatët dhe miqtë e Kosovës nuk ndërhyjnë fare në procesin e formimit të institucioneve.

Më poshtë përgjigja e tij për Nacionalen:

Arsyeja kryesore pse zoti Kurti nuk dëshiron konstituimin e institucioneve – ose më saktë, dëshiron ta bëjë atë duke ndarë fajin me opozitën – lidhet drejtpërdrejt me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Siç dihet, zoti Kurti ka pranuar krijimin e autonomisë politiko-territoriale serbe, e cila në kuptimin juridiko-teknik, në këto marrëveshje të vitit 2023 të aprovuara prej tij, quhet vetëmenaxhim. Ky është një term profesional i përdorur në kulturën perëndimore si emërues i përbashkët për të gjitha llojet e autonomive.

Përveç këtyre marrëveshjeve, ai ka pranuar edhe draft-Statutin e Bashkimit Evropian, i cili pritet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese menjëherë pas formimit të qeverisë së re.

Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, së bashku me draft-Statutin evropian, përbëjnë thelbin e kushtetutës materiale të cilën e ka ndërtuar vetë zoti Kurti – dhe këtë ai e di. Në kohën kur i ka pranuar, nuk ka qenë i vetëdijshëm për përmasat e tyre, por më pas e ka kuptuar. Këto zotime, në dëm të Kosovës, do të duhet t’i zbatojë pa përjashtim qeveria e ardhshme, kushdo që të jetë në pushtet.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Prandaj, zoti Kurti, me sjellje që sabotojnë formimin e institucioneve të reja qendrore, po përpiqet të ndajë përgjegjësinë me opozitën, që faji të mos mbetet vetëm mbi të. Por kjo rezistencë ka kufij dhe një ditë do të thyhet, sepse nuk ka rrugë tjetër. Atëherë Kosova nuk do të diskutojë më nëse do të zbatohet autonomia, por vetëm për shpejtësinë e zbatimit të saj.

Shembull është rasti i Këshillit të Evropës: ne e humbëm shansin, megjithëse zbatuam vendimin për kthimin e tokave të Manastirit të Deçanit, por e bëmë shumë vonë. Njëjtë do të ndodhë edhe me marrëveshjet e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit për autonominë serbe në Kosovë. Çdo rezistencë, çdo përjashtim i serbëve nga institucionet dhe çdo mosintegrim i tyre në mënyrë diskriminuese vetëm sa përshpejton dhe legjitimon themelimin e autonomisë.

Çështja e themelimit të autonomisë serbe, sipas zotimeve që ka marrë zoti Kurti në Bruksel dhe Ohër më 2023, është arsyeja kryesore pse perëndimorët – aleatët dhe miqtë e Kosovës – nuk ndërhyjnë fare në procesin e formimit të institucioneve, siç bënin dikur. Atyre u intereson vetëm dërgimi i draft-Statutit të Bashkimit Evropian në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas zbatimi i autonomisë serbe. Për ta nuk ka rëndësi kush është në pushtet, sepse e dinë që kushdo që të vijë në qeveri do të detyrohet ta zbatojë këtë zotim ndërkombëtar të Kosovës. Këtu e ka hallin Albin Kurti – askund tjetër./Periskopi/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
Lajme

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2.3k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
Lajme

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
118
Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
Bota

Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n

January 12, 2026
31
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Ja sa persona u vranë për 26 vite në Pejë

January 12, 2026
102
Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
Lajme

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
53
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
11
Next Post
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun

Bllokada e re në Kuvend, krejt çka dje në seancë

Më të fundit

  • E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
  • Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
  • Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi