Sezoni 2019-20 ka filluar me një etapë të reje për skuadrën e Real Madridit pasi ka një skuadër gati të re, e ku në radhët e saj ka edhe lojtarë të profilit të lartë si Eden Hazard, Luka Jovic dhe Eder Militao
Pas sezonit zhgënjyes vitin e kaluar, kur Los Blancos e përfunduan pa trofe, tani ata synojnë lavdinë këtë sezon me trofeun Zinedine Zidane.
Barcelona, në anën tjetër, ngriti vetëm një trofe sezonin e kaluar-atë të La Liga-por ata dështuan për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe
Kupën e Mbretit.
Kampionët spanjoll ka investuar shumë gjatë verës në skuadër duke sjell dy yje të shtrenjtë-Frankie de Jong dhe Antoine Griezmann.
Por, kur do të jetë El Clasico e radhës, pas barazimit të parë të dy skuadrave në Camp Nou.
Kur është El Clasico e radhës?
Clasico e radhës, e cila është e dyta për sezonin 2019-20, do të jetë më 1 mars 2020 në Santiago Bernabeu.
Clasico e parë në La Liga në mes të Barcelonës dhe Real Madridit për sezonin 2019-20-e paraparë të luhet më 26 tetor-ishte shtyrë për 18 dhjetor për shkak të trazirave dhe protestave politike në rajonin e Katalonisë.
Loja ishte e tensionuar dhe, për dallim nga sezoni i kaluar, përfundoi pa gola, me Madridin të cilët thonë se një gol ju anulua pa të drejtë Gareth Baleit. Pavarësisht ndryshimit të datave, kishte edhe dhunë pas ndeshjes ku policia u ndesh me tifozë.
Dy gjigantët spanjoll ka mundësi që të takohen edhe në Kupën e Mbretit.
Dy skuadrat janë takuar katër herë vitin e kaluar në La Liga dhe Copa Del Rey, me Barcelonën që deklasuan rivalët e tyre në tetor duke fituar 5-1 dhe 1-0 në ndeshjen e kthimit. Skuadra e Ernesto Valverdes po ashtu ka një rezultat më të mirë kundër Los Blancos në Copa del Rey, të cilët i eliminuan me rezultat të përgjithshëm 4-1 në gjysmëfinale. /