Një studim britanik synoi të dinte se çfarë do të ndodhte në rast se do të përziheshin doza të ndryshme të vaksinave anti-COVID të prodhuara në perëndim AstraZeneca dhe Pfizer.
Në konkluzionin e studimit u vërejt se “martesa” mes dy vaksinave rrit mundësinë që të ketë efekte anësore dhe pasoja afatgjata nga marrja e vaksinave. Këto pasoja si debolesa, dhimbjet e kokës, temperatura, dhimbja e muskuj e të tjera si këto, ndonëse mund të jenë më të shpeshta ose më të theksuara se kur merren dy doza të së njëjtës vaksinë, statistikisht rreziku vazhdon të mbetet i ulët dhe nuk duhet të ketë shqetësime nga njerëzit që për shkak të rrethanave të ndryshme detyrohen të marrin dy doza nga kompani të ndryshme.
Studimi britanik u krye me 830 vullnetarë mbi moshën 50 vjeç në Universitetin e Oksfordit dhe rezultatet u publikuan në revistën shkencore “The Lancet”.