• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kosova pa vendim për mjekimin e pacientëve me COVID-19 me plazmën e të shëruarve

06/06/2022 - 13:43:27
Kosova pa vendim për mjekimin e pacientëve me COVID-19 me plazmën e të shëruarve

Kosova ende po e shqyrton mundësinë e trajtimit të pacientëve të infektuar me koronavirus me plazmën e gjakut të personave që tashmë e kanë kaluar COVID-19, thonë zyrtarë të qeverisë.

HTML Image as link Qries
Së fundi, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për autorizimin emergjent të kësaj metode të trajtimit të pacientëve me COVID-19.

Lexo më shumë

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

December 25, 2024
15
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Vdes në QKUK, pacienit i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës

December 21, 2024
12

Ekspertët amerikanë thonë se plazma e gjakut nga të mbijetuarit e COVID-19 me siguri ndihmon pacientët e tjerë të infektuar të shërohen, edhe pse studimet për këtë nuk kanë qenë përfundimtare dhe ka ende pikëpyetje se kur duhet të ofrohet ky trajtim dhe çfarë doze nevojitet.

Plazma e gjakut merret nga pacientët të cilët janë shëruar nga koronavirusi, pasi gjaku i tyre është i pasur me antitrupa që mund të luftojnë virusin.

Transfuzioni i këtyre antitrupave krijon atë që njihet si imunitet pasiv te të sëmurët nga COVID-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vepruar me kujdes sa i përket miratimit të përdorimit të plazës së pacientëve të shëruar nga COVID-19 për personat e infektuar me koronavirus duke thënë se të dhënat se ky trajtim funksionon janë të një “cilësie të dobët” pavarësisht pse Shtetet e Bashkuara kanë bërë autorizim urgjent për këtë terapi.

Soumya Swaminathan, shkencëtare në OBSH, ka thënë se vetëm disa testime të plazmës kanë dhënë rezultate dhe se të dhënat deri më tani nuk kanë qenë mjaftueshëm bindëse që kjo terapi të përdoret përtej eksperimenteve.

Sipas saj, pavarësisht pse disa testime kanë treguar rezultat, të njëjtat kanë qenë të vogla dhe të dhënat nuk janë gjithpërfshirëse.

Në Kosovë që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me koronavirus – deri më 24 gusht, 12,547 raste janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 8,657 pacientë janë shëruar dhe 3,410 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se çështja e mundësisë së mjekimit të pacientëve me gjakun e të shëruarve është duke u shqyrtuar.

Por, sipas tij, ministria paraprakisht duhet të marrë vendim për të lejuar përdorimin e këtij mjekimi, njëherësh të miratohet protokolli i përdorimit të plazmës së gjakut të personave të shëruar.

Ndarja e gjakut nga plazma bëhet në transfuzionin e gjakut.

Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, tha për Radion Evropa e Lirë “se jemi në procedura të shqyrtimit të mundësisë për përdorimin e plazmës së gjakut (plazma konvulsive), si ilaç hulumtues”.

Ajo tregon se fillimisht duhet të lejohen procedurat, pastaj të grumbullohet plazma konvulsive dhe në këtë drejtim, thotë Zhubi, është duke u punuar.

Edhe pse ende nuk është filluar me gjetjen e donatorëve potencialë, Faik Hoti shpreson se do gjenden persona të shëruar, pasi numri i tyre ka kaluar mbi 8,000.

Metoda e trajtimit përmes plazmës është aplikuar në vazhdimësi për shumë sëmundje brenda Klinikës Infektive të QKUK-së. Disa infektologë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pohojnë se janë të gatshëm për një procedurë të tillë nëse merret vendim nga autoritetet kompetente.

Infektologu Shemsedin Dreshaj thotë se janë të përgatitur për përdorimin e plazmës se donatorëve dhe nuk ka asnjë problem për këtë çështje.

Dreshaj ndërkaq shprehet se metoda e mjekimit të pacientëve të infektuar me koronavirus me plazmën e gjakut të personave që kanë kaluar sëmundjen COVID-19 duhet të rezultojë me sukses.

“Derisa është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA si procedurë për trajtimin e pacientëve të sëmurë më COVID-19, unë mendoj se kjo do të jetë e mundur që të implementohet pa asnjë problem, nëse kapacitetet teknike dhe profesionale të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut të vijojnë një gjë të tillë”.

Bukurije Zhubi tregon se në rast të marrjes së vendimit për një trajtim të tillë, transfuzioni është i gatshëm pasi procedura është e njëjtë si te dhuruesi i zakonshëm i gjakut.

“Marrja e gjakut është si të dhuruesi i zakonshëm, me kusht që ai të ketë kaluar sëmundjen COVID-19 dhe të ketë në qarkullim të gjakut antitrupat kundër COVID-19″.

Disa shtete tanimë kanë filluar aplikimin e kësaj metode. Kjo metodë përdoret në Turqi, por edhe në disa vende në rajon. Këtë metodë po e zbaton Serbia dhe është paralajmëruar se do të nisë së zbatuari edhe në Kroaci.

Share1TweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër
Lajme

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

December 25, 2024
15
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Vdes në QKUK, pacienit i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës

December 21, 2024
12
Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara
Lajme

Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara

March 13, 2024
97
Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët
Këshilla dhe Zbulime Mjekësore

Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët

January 25, 2024
139
Ja sa binjakë dhe trinjakë erdhën në jetë gjatë vitit 2023 në Prishtinë
Lajme

Ja sa binjakë dhe trinjakë erdhën në jetë gjatë vitit 2023 në Prishtinë

January 2, 2024
62
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Skandaloze: Pacientët duhet të presin deri në katër muaj për rezonancë magnetike në Radiologji

December 23, 2023
27
Next Post
Bislimi: Ambiciet për president do duhej të shfaqen më vonë, partitë duhet të diskutojnë për dialogun

Bislimi: Ambiciet për president do duhej të shfaqen më vonë, partitë duhet të diskutojnë për dialogun

Më të fundit

  • Trump do të marrë një dhuratë në vlerë të 400 milionë dollarëve nga mbreti i Katarit
  • Policia i arrestohen tre persona në Prizren, për rastin e vdekjes së 24-vjeçarit
  • Zelensky e sfidon Putinin kërkon bisedime Ukrainë-Rusi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi