Kosova ka arritur që ta mposhtur Gjibraltarin me rezultat 1-0, në ndeshjen testuese para asaj vendimtare me Malin e Zi.
Trajneri Bernard Challandes, në këtë ndeshje provoi lojtarët që kishin më pak minuta në ndeshjet kualifikuese.
Për këtë arsye ai i kishte pushuar pesë lojtarë, duke mos i ftuar fare, si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Bersant Celina.
Ndeshja nisi mirë për skuadrën tonë, që kishte posedimin e topin.
Zhvillohej minuta e 13-të kur Bernard Berisha depërtoi bukur nga krahu i majtë dhe harkoi mirë në zonë, mirëpo Florent Muslija e dërgoi topin mbi portë.
Pas disa minutash Bernard Berisha kishte rast ideal, por që goditja e tij ishte e plogësht.
Mysafirët tentuan dy herë në këtë kohë, por që goditjet e tyre ishin të dobëta dhe Samir Ujkani i priti pa problem.