• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kosova dhe Serbia i kan vetëm 30 ditë kohë për finalen e madhe

22/03/2023 - 17:40:46
Vuçiqi i komenton kërkesat e Kurtit për marrëveshjen finale: Ai del me kërkesa ekstreme

Një hap Kosova, një Serbia, si dhe kur do të kryhet zbatimi i marrëveshjes

Nga Kosova dhe Serbia do të kërkohet që të ecet paralelisht në zbatimin e marrëveshjes së fundit, për të cilën kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq u pajtuan në Ohër. Ndërkombëtarët kërkojnë zbatim të shpejtë të kësaj marrëveshjeje dhe në Bruksel do të përgatitet një propozim me hapat që duhet ndjekur. Brenda 30 ditësh synohet të nis gjithçka rreth dakordimit të fundit dhe në fund të vitit synohet të përfundojë zbatimi.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Mbytet në punë kosovar në Austri

June 5, 2025
63
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash

Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë

June 5, 2025
9

Kosova dhe Serbia më 18 mars arritën një marrëveshje që u cilësua edhe historike. Për ta garantuar zbatimin e saj, Bashkimi Europian do ta ketë punën kryesore. Se çka kur do të zbatohet, synohet të vendoset në një takim ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, që pritet të mbahet shumë shpejt në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u morën vesh për ta zbatuar propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve. BE-ja dhe SHBA-ja e mirëpritën marrëveshjen duke kërkuar zbatim të shpejtë dhe të plotë të saj.

Për ta bërë më konkrete këtë thirrje, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do t’i ftojë në një takim në Bruksel kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Ai konfirmoi të martën se ky do të jetë hapi i ardhshëm në dialog, duke treguar se me përfaqësuesit e të dy vendeve do t’i diskutojnë hapat për zbatimin e marrëveshjes.

“Autoriteti që do të monitorojë, vlerësojë dhe raportojë për zbatimin [e Marrëveshjes] është Komiteti i Përbashkët Monitorues, i kryesuar nga Bashkimi Evropian. Ky është një nga elementet e Aneksit, ku thuhet se Komiteti i Përbashkët Monitorues do të themelohet brenda 30 ditësh. Tani jemi duke punuar në mënyrë intensive për t’i përcaktuar objektivat e këtij Komiteti të Përbashkët Monitorues. Ai do të jetë autoriteti”, tha Lajçak në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhe Euronews-in në gjuhën serbe.

Ai nuk ka mohuar se marrëveshja do të kërkohet të zbatohet deri në fund të vitit, për shkak të zgjedhjeve dhe çështjeve të rëndësishme brenda BE-së në vitin 2024. “Ky nuk është sekret”, tha Lajçak.

“E kemi thënë shumë herë se ne duam ta përfundojmë këtë proces gjatë mandatit aktual të udhëheqjes së BE-së, të Komisionit Europian, por edhe të administratës amerikane. Do të ketë një realitet të ri politik vitin e ardhshëm. Ka zgjedhje në Europë, në SHBA, do të ketë më pak vëmendje, më pak përkushtim. Ne besojmë se kemi kohë të mjaftueshme që ta përmbyllim këtë proces në mënyrë të suksesshme dhe të zbatojmë nenet e kësaj marrëveshjeje. Por, e gjithë kjo varet nga përkushtimi i palëve”, tha ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Shumë marrëveshje të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë deri më tani nuk janë zbatuar, por këtë herë duket se do të jetë ndryshe. Lajçak insiston se tani “fokusi është te zbatimi”.

Si për të dëshmuar këtë qëllim, ndërmjetësuesit kishin përgatitur një aneks zbatimi më të detajuar, me afate të qarta kohore, por i cili ishte refuzuar nga palët.

Fakti që Vuçiq nuk pranoi ta nënshkruante as aneksin e dytë, s’do të thotë asgjë për diplomatin sllovak. Ai tha se “dokumenti është i detyrueshëm”.

Palët nuk duhet ta kushtëzojnë zbatimin e pjesës së tyre me zbatimin nga pala tjetër, sipas Brukselit.

Zbatimi paralel

Miroslav Lajçak tha se në draftin e refuzuar të aneksit të zbatimit radhitja e prioriteteve “ishte shumë e qartë”.

Megjithatë, ai thotë se po përgatisin propozimin se si duhet të nis zbatimi i marrëveshjes dhe do t’i presë edhe propozimet e palëve.

“Ne po përgatisim propozimin tonë, pres që edhe ata të kenë propozimet e tyre, dhe për mua qasja më e mirë për të ecur përpara është që të procedojmë hap pas hapi: njëra palë bën një hap, pala tjetër një tjetër. Nuk dua të flas për këta hapa tani, pasi që nuk ka një platformë zyrtare, një dokument zyrtar dhe ne duhet të pajtohemi për këtë. Por, unë ju siguroj se ne jemi shumë të fokusuar, të vendosur dhe ne do të sigurohemi se ajo për të cilën jemi pajtuar, do të zbatohet”, tha Lajçak.

Lajçak mohoi se fillimisht do të trajtohet vetëmenaxhimi i komunitetit serb. Tha se këto fillimisht duhet të vendosen në agjendë.

“Kjo Marrëveshje dhe zbatimi i saj do t’i vendosin shumë gjëra në lëvizje. Prandaj, le të mos mendojmë se çfarë do të ndodhë si hap i katërt ose i pestë, pa u siguruar se kemi zbatuar hapin e parë ose të dytë”, tha ai.

Çfarë deklaruan pas marrëveshjes Kurti dhe Vuçiq

Pak orë pasi u mor vesh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur se nuk e ka qëllim t’i zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes, duke theksuar me mburrje faktin që nuk nënshkroi.

“Unë them se do t’i zbatojmë shumicën e gjërave, por nuk do të zbatoj asgjë për sa i përket OKB-së, as për njohjen de facto dhe de jure të Kosovës”, tha Vuçiq të nesërmën në mëngjes, në një konferencë për media në Beograd.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë nesër në Kuvend për marrëveshjen. Pika për të cilën mori më së shumti kritika ishte zotimi që ta nisë punën menjëherë për krijimin e “një niveli adekuat të vetëmenaxhimit” për komunitetin serb.

Por ai foli sot në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë. Sipas tij, “vetëmenaxhimi” nuk nënkupton Asociacion.

“Në pikën shtatë të marrëveshjes bazë thuhet një nivel adekuat i vetemanxhimit të komunitetit serb. Thuhet komunitetit serb, nuk thuhet komunave. Komuniteti nuk është kategori territoriale. Komunat janë njësi territoriale dhe administrative. Por nuk është e njëjta gjë. E kuptoj që s’janë krejtësisht të ndryshme të pa lidhura, por s’janë e njëjta gjë”, tha Kurti.

Lajçak: Palët janë të detyruara ta zbatojnë çdo nen të Marrëveshjes

Emisari europian pohoi shkurt kur u pyet nëse palët janë të detyruara që ta zbatojnë plotësisht çdo nen të marrëveshjes drejt normalizimit.

“Nëse e lexoni marrëveshjen, nëse e lexoni aneksin, e thonë mjaft qartë se palët janë zotuar, dhe në të njëjtën kohë, ne nuk duhet ta nxjerrim qerren para kalit. Ne po fokusohemi që të nisim me çështjet që mund të kryhen nga Serbia dhe Kosova dhe cilat çështje mund të bëhen tani. Siç thashë, kjo do të ndikojë në shumë gjëra tjera”, tha Lajçak.

Lajçak pohoi gjithashtu edhe kur u pyet nëse “vetëmenaxhimi” nënkupton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dua të jem i qartë, Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën. Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e një lloj asociacioni të komunave me shumicë serbe. Përndryshe, kjo do të nënkuptonte Nenin 10, që thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, plus Nenin 7, pra aranzhime shtesë, që nuk do të kishte logjikë”, tha ai. Emri, sipas tij, nuk ka rëndësi.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Mbytet në punë kosovar në Austri

June 5, 2025
63
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë

June 5, 2025
9
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Aksident i rëndë: Veturë e godet një motoçiklist në rrugën e transitit të Pejës

June 5, 2025
5
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot mbahet seanca e “Cirkut” të 27-të në Kuvendin e Kosovës

June 5, 2025
9
Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
Bota

Trumpi ua ndalon ShBA-n qytetarëve të 12 shteteve

June 5, 2025
14
Vëllezërit nga Deçani i sulmojnë policët, arrestohen
Lajme

Nga 30 ditë paraburgim për 22 të dyshuarit për drogë

June 5, 2025
7
Next Post
Kjo është deklarata që ndau Kurtin nga UÇK-ja

Dorzohet Kurti: Ka Asociacion, Kosova dhe Serbia kanë pranuar t’i zbatojnë marrëveshjet e kaluara

Më të fundit

  • Mbytet në punë kosovar në Austri
  • Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë
  • Aksident i rëndë: Veturë e godet një motoçiklist në rrugën e transitit të Pejës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi