• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kosova aktualisht ka rreth 10 mijë teste për Covid-19

06/06/2022 - 13:44:17
IKSHPK ripërsërit: Lani duart me kujdes disa herë në ditë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë aktualisht ka në dispozicion rreth 10 mijë teste për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri, ka thënë Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

HTML Image as link Qries
Sipas tij, gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të arrijnë edhe 10 mijë teste të tjera, ku rreth 6,500 prej tyre janë donacion nga Katari, derisa pjesa tjetër e testeve do të sigurohet nga kontraktorët e mëparshëm, e që kryesisht janë dërgesa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Anglia.

Lexo më shumë

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

December 25, 2024
15
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Vdes në QKUK, pacienit i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës

December 21, 2024
12

“Instituti Kombëtar ka rreth 10 mijë teste në dispozicion, pra mjaftueshëm për të testuar personat me indikacione për testim, kontaktet e rasteve pozitive dhe të dyshuarit e hospitalizuar në Klinikën Infektive’’, tha Hoti.

Vetëm tre ditët e fundit janë konfirmuar 160 raste të reja me koronavirus, nga 805 persona të testuar.

Megjithëkëtë, vetë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë javës së kaluar (11 qershor), në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se mungojnë teste në masë të madhe, duke shtuar se kjo ka qenë shqetësuese për të. Po të njëjtën ditë, ministria e Zemajt raportoi se diaspora kosovare i ka dorëzuar Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës 12.000 teste.

Duke komentuar deklaratat e ministrit të tij, zëdhënësi Hoti deklaroi se Zemaj ka dashur të tërheqë vëmendjen për nevojën që Kosova të ketë sa më shumë teste në dispozicion për të testuar sa më shumë persona.

Testi PCR [Polymerase Chain Reaction] i cili aktualisht realizohet në Kosovë, përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

Deri më 14 qershor, në Kosovë janë testuar gjithsej 18,512 persona, kryesisht kontakte të rasteve, dhe prej tyre 1,486 kanë rezultuar pozitivë në Covid-19. Vetëm tre ditët e fundit janë konfirmuar 160 raste të reja me koronavirus, nga 805 persona të testuar.

Po bëhen çdo ditë teste në bazë të indikacioneve epidemiologjike dhe asnjë qytetar nuk do të mbetet pa u testuar në bazë të simptomave

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 33 persona me këtë virus.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), në javën e fundit janë shfaqur raste pozitive edhe në mesin e punonjësve në institucione publike dhe private, agjenci, kompani tregtare dhe biznese private.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të premten, në një prononcim për media, se situata është alarmante, dhe se nëse nuk respektohen masat, atëherë autoritetet do të detyrohen t’i kthejnë masat kundër Covid-19, të cilat u liruan dy javë më parë.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, ditë më parë ka thënë se ky Institut ka dhe po bën mjaftueshëm teste.

“Po bëhen çdo ditë teste në bazë të indikacioneve epidemiologjike dhe asnjë qytetar nuk do të mbetet pa u testuar në bazë të simptomave”, tha Ramadani.

Numri më i lartë i testeve ditore që është bërë në Kosovë ka qenë rreth 400 sosh.

Shqipëria me numrin më të vogël te testimeve për kokë banori në rajon

Zëdhënësi, Faik Hoti ndërkohë tha se janë duke e shqyrtuar mundësinë e bërjes së testeve serologjike. Testet serologjike, janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin. Për dallim nga testet që i ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deri tash me strisho, të hundës ose gojës, testi serologjik bëhet përmes mostrave të gjakut.

Testet e tilla janë të rëndësishme për të përcaktuar shkallën e imunitetit ndaj sëmundjes COVID-19, posaçërisht te personat që nuk kanë shfaqur simptoma.

“Si ministri po mendojmë që në të ardhmen të bëjmë edhe teste serologjike, por kjo është menduar të bëhet pasi të kalojë situata aktuale me shumë raste’’, tha Hoti.

Sipas worldometers.info, një uebfaqe që transmeton shifrat e fundit mbi koronavirusin në kohë reale, Shqipëria deri më 14 qershor ka realizuar 6,341 teste për një milion banorë, Serbia 34,665 teste gjithashtu për një milion banorë, Maqedonia e Veriut 20,659, dhe Mali i Zi 20,995 për një milion banorë. Në atë faqe nuk ka të dhëna për Kosovën, por sipas dhënave të fundit nga IKSHP, del që në Kosovë deri me tash janë bërë 10,309 teste për një milion banorë.

Share3TweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër
Lajme

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

December 25, 2024
15
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Vdes në QKUK, pacienit i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës

December 21, 2024
12
Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara
Lajme

Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara

March 13, 2024
97
Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët
Këshilla dhe Zbulime Mjekësore

Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët

January 25, 2024
138
Ja sa binjakë dhe trinjakë erdhën në jetë gjatë vitit 2023 në Prishtinë
Lajme

Ja sa binjakë dhe trinjakë erdhën në jetë gjatë vitit 2023 në Prishtinë

January 2, 2024
62
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Skandaloze: Pacientët duhet të presin deri në katër muaj për rezonancë magnetike në Radiologji

December 23, 2023
26
Next Post
E rrahu nënën e tij arrestohet një person në Podujevë,

24 të arrestuar në 24 orë!

Më të fundit

  • Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
  • LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti
  • A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi