• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

KOK-u kërkon nga Qeveria të lejojë zhvillimin e aktiviteteve sportive menjëherë

09/09/2020 - 11:10:41
KOK-u kërkon nga Qeveria të lejojë zhvillimin e aktiviteteve sportive menjëherë
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Lexo më shumë

Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit

Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit

December 21, 2025
24
Ja në cilën pozitën Barcelona e mbyll vitin dhe sa pikë i iku Real Madridit

Ja në cilën pozitën Barcelona e mbyll vitin dhe sa pikë i iku Real Madridit

December 21, 2025
18

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i ka bërë thirrje Qeverisë ta lejojë zhvillimin e aktiviteteve sportive menjëherë, si dhe i ka kërkuar t’i ndajë 5 milionë eurot e premtuara nga qeveria e kaluar për sportin në vend.

Qeveria Hoti i ndaloi të gjitha aktivitetet sportive me ligj që nga 30 korriku deri në një datë të papërcaktuar, si masë parandaluese e përhapjes së pandemisë Covid-19.

“Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive etj”, thuhej në njoftimin e 30 korrikut të qeverisë.

Sezoni i ri në ligat e futbollit në vend, përfshirë atë elitare Superligë, pritet të nisë më 19 shtator, pas një vendimi të Federatës së Futbollit për ta shtyrë atë për një javë, për shkak të pandemisë.

“Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës e ka shqyrtuar me prioritet gjendjen momentale të sportit në Kosovë. Në mbledhjen e 51-të të tij, konstatoi se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të lejojë zhvillimin e përgatitjeve për klube dhe organizimin e aktiviteteve tjera sportive”, thuhet në një njoftim të KOK-ut.

KOK konstaton se ndërprerjet e stërvitjeve kanë ndikuar në zvogëlimin e numrit të sportistëve nëpër klube e rrjedhimisht edhe shuarjen e klubeve

“Shumë trajnerë të klubeve kanë jetuar vetëm nga zeja e trajnerit dhe ndërprerja e stërvitjeve ka ndikuar në varfërimin e skajshëm të tyre, andaj kërkohet nga Qeveria e Kosovës që 5 milionë euro të premtuara nga Qeveria Kurti për mbështetje të sportit, kulturës e rinisë të ndahen me urgjencë, dhe po ashtu të trajtohet mundësia që për sport të ndahen mjete financiare shtesë, sepse humbjet në sport, përveç tjerash, janë të mëdha edhe në aspektin financiar”, thuhet tutje në njoftim.

KOK-u ka shprehur gatishmërinë që të takohet me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe personat përkatës vendimmarrës, për ta dhënë kontributin e vet profesional, në mënyrë që me propozimet e dhëna, ta bëjë më të lehtë vendimmarrjen nga institucionet përkatëse.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit
Lajme

Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit

December 21, 2025
24
Ja në cilën pozitën Barcelona e mbyll vitin dhe sa pikë i iku Real Madridit
Lajme

Ja në cilën pozitën Barcelona e mbyll vitin dhe sa pikë i iku Real Madridit

December 21, 2025
18
UEFA shkruan: Kosova e tronditi Suedinë  në “Fadil Vokrri”
Lajme

UEFA shkruan: Kosova e tronditi Suedinë në “Fadil Vokrri”

September 9, 2025
27
Dëshpëron Kosova, mposhtet 4:0 nga Zvicra
Lajme

Dëshpëron Kosova, mposhtet 4:0 nga Zvicra

September 6, 2025
20
Edon Zhegrova tregon ëndrrën e tij me Juventusin
Lajme

Edon Zhegrova tregon ëndrrën e tij me Juventusin

September 3, 2025
17
Zhegrova e merr shtetësinë shqiptare “për të lehtësuar” kalimin e tij te Juventusi
Lajme

Zhegrova e merr shtetësinë shqiptare “për të lehtësuar” kalimin e tij te Juventusi

August 27, 2025
17
Next Post
Bebe Rexha i kthehet palestrës

Bebe Rexha i kthehet palestrës

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
  • Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
  • Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi