Këngëtarja, Linda Halimi, ka dy vite që nuk është aktive në muzikë, megjithatë ajo qëndron gjithmonë e lidhur me fansat e saj përmes rrjeteve sociale.
Ajo ndan shpesh momente nga përditshmëria, duke nisur me videot për kujdesin e trupit e deri tek ato më vogëlushen e saj, Kaimana. Ajo ka dhe shumë fansa të huaj, duke qenë se prej vitesh jeton në Amerikë.
Edhe pse këngëtarja gjithmonë e ka treguar origjinën e saj, disa ndjekës të huaj e kanë ngatërruar me latine. Ajo ka marrë shumë mesazhe të tilla së fundmi, ndaj ajo ka vendosur t’iu përgjigjet publikisht të gjithëve.
“Unë nuk jam latine! Unë jam shqiptare! Jam e kënaqur, sepse i dua shumë latinët e mi dhe sinqerisht të gjithë, por për t’ju përgjigjur gjithë mesazheve, unë jam shqiptare krenare nga Kosova”, ka shkruar Lindita në një postim.