Prishtinë, 20 qershor 2025 – Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ashpër ndaj disa raportimeve që pretendojnë se kjo ndërmarrje ndodhet jashtë funksionit dhe nuk po prodhon energji elektrike.
Në një postim zyrtar, KEK ka publikuar edhe të dhëna konkrete nga prodhimi i ditës së sotme, duke sqaruar se njësia A3 aktualisht po prodhon 110 megavatë në orë, ndërsa njësia B1 po furnizon rrjetin me 263 megavatë në orë.
“KEK nuk është në 0 MW/h, siç po përhapet në disa lajme të pavërteta. Për të gjithë ata që duan saktësi dhe jo spekulime, faktet janë të qarta dhe të dokumentuara,” – thuhet në reagim.
Me këtë sqarim, Korporata bën thirrje për kujdes ndaj dezinformatave dhe nxit të gjitha mediat dhe qytetarët që të mbështeten vetëm në burime zyrtare e transparente.
#Transparencë #KEK #Energjia