Deputeti i betuar i AAK’së, Daut Haradinaj ka qenë i ftuari i parë në edicionin e ri të emisionit “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7.
Ai ka folur për bllokadën e re në Kuvend, të zgjedhjes së nënkryetarit serb, tash e një javë.
Haradinaj foli edhe për certifikimin e Listës Serbe dhe ankesën VV për moscertifikim. Teksa tha se kjo mund të çojë në formimin e Asociacionit.
“Nëse duam ta largojmë Listën Serbe nga institucionet e Kosovës, duhet me u shpall organizatë terroriste. Nëse ka informata e prova prej AKI dhe shërbimeve të intelegjencës, këtë subjekt politik duhet shpallur organizatë terroriste, nuk duhet të bëhen manovrime. Përderisa është i financuar dhe vetë VV e ka votu financimin e kësaj organizate që për mua është kriminalo terroriste, atëherë nuk ke të drejtë t’i thuash jo nuk e ke të drejtën. Sot nuk mund t’u thuash KQZ’së mos e certifiko. Se ka një vendim në gjykatë supreme dhe po e shoh si po i atakojnë gjyqtarët me emra. Ka rrezik që pas zgjedhjeve lokale bota do t’i thotë serbëve shpalleni Asociacionin ne e njohim. Atëherë çfarë të bëjë Kosova?”, tha Haradinaj për Periskopin.














