Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po e ndjek nga stadiumi “Fadil Vokrri”, ndeshjen mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut.
Në një video shihet momenti kur kryeministri Kurti është gëzuar për dy golat që i ka shënuar Kosova.
Ndryshe Kosova është në epërsi me rezultat 2:1 kundër Irlandës së Veriut.
Vedat Muriqi shënoi nga penalltia në minutën e nëntë për 1:0.
Ndërsa Zymer Bytyqi shënoi gol në minutën e 19-të për 2:0.