• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ja çka tha Osmani për kërcënimet prej Serbisë e bllokadën në Kuvend

18/07/2025 - 06:51:23
Pas 29 dështimeve Osani merr masa për konstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten mbajti një konferencë të gjatë për media, e që tema kryesore ishte parandalimi i një sulmi të Serbisë karshi Kosovës, ashtu siç kishe deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump ditë më parë.

Gjatë konferencës, Osmani tha se i siguron qytetarët e Kosovës se s’ka arsye për shqetësim dhe panik, transmeton Klankosova.tv.

Lexo më shumë

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2.7k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
130

Ajo u shpreh se kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë sipas saj, institucionet e vendit kanë gjithçka nën kontroll.

Madje ajo shtoi se Serbia ka pasur dhe ka ende qëllim që ta destabilizojë dhe ta përshkallëzojë situatën në Kosovë. E para e shtetit tha se ky vlerësim është bërë mbi bazën e informatave të vazhdueshme që i marrin nga institucionet e sigurisë së Kosovës.

“I sigurojë qytetarët e Kosovës se nuk ka arsye as për shqetësim e as për panik, sepse institucionet tona janë në krye të detyrës për mbrojtjen e kufijve dhe të sigurisë së të gjithë qytetarëve tanë. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka nën kontroll në bashkëpunim të ngushtë edhe me aleatët tonë. Siç e dini që nga akti i agresionit të Banjskës edhe institucionet tona të sigurisë kanë rritur prezencën në mënyrë të parandalimit të këtyre eskalimeve, e po ashtu edhe KFOR-i e ka rritur prezencën në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Për ata që thonë se kinse qytetarët nuk kanë qenë të informuar për tendencat e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, përfshirë këto të fundit, dua të bëjë me dije se kjo çështje është trajtuar në dhjetëra komunikata e deklarata të Presidencës së Kosovës dhe është përmendur edhe në shumë deklarata të institucioneve tona të tjera”, u shpreh Osmani.

“Më konkretisht, në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë pas marrjes së këtyre informatave kam pasur takime me institucionet e sigurisë që më raportojnë si presidente. Jemi siguruar që çdo institucion në Kosovë ka mobilizimin e duhur për mbrojtjen e vendit. Menjëherë kam ndarë këto informata me aleatët tanë të sigurisë, duke kërkuar mbështetjen e tyre për ta ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë”.

E para e shtetit po ashtu tha se Kosova mori mbështetje nga ShBA-ja, si dhe theksoi që Amerika e përkrah Kosovën në rrugën e saj të anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtar.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Njëra në ShBA dhe tjetra në Letoni, në ShBA kemi pasë takime jashtëzakonisht të rëndësishme. Në të gjitha këto takime pa dallim u konfirmuar se ShBA-ja e shohin Kosovën si aleate strategjike. U rikonfirmua përkrahja për shtetin tonë, për sovranitetin e Republikës sonë, për integrimin euroatlantik, si dhe për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Gjatë këtyre takimeve kam pasë diskutime të rëndësishme dhe shumë konkrete edhe për hapjen kapitujve të rinj në ekonomi mes Kosovës dhe ShBA-së, duke pasë parasysh potencialin tonë, sundimin e ligjit, luftën pa kompromis kundër krimit dhe mbrojtjen e kufirit. Në këto takime kam folur edhe për Kosovën si eksportuese e sigurisë, mobilizimin tonë nëpërmjet rritjes së buxhetit të mbrojtjes, por edhe përkushtimin e pa lëkundur që të kontribuojmë për sigurinë globale me anëtarësimin në NATO”, u shpreh e para e vendit.

Sa i përket deklaratave të Trumpit, dhe se çfarë deklaroi më pas presidentja Osmani, në këtë konferencë për media ajo tha se ajo çka ka thënë, ka qenë në drejtim të vlerësimit pozitiv ndaj presidentit amerikan, përcjell Klankosova.tv.

“Lidhur me këto deklarata shumë konkrete, kam thënë, mënyra se si e kuptojmë ne, pra nuk kam interpretuar deklarata të presidentit Trump, por e kam treguar si e kam kuptuar unë si Presidente e Republikës së Kosovës, në qoftë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është ndryshe, besoj që mund të ju drejtoheni. Ne e vlerësojmë rolin e presidentit Trump si njeri që punon ditë e natë për paqe në botë, e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë këtë kontribut dhe tërë deklarata ime ka qenë në drejtim të vlerësimit të tij, pra vlerësimit pozitiv që e kemi për presidentin Trump dhe udhëheqjen e tij”, u shpreh Osmani.

E para e vendit foli edhe për bllokadën e Kuvendit. Ajo tha se nëse edhe gjatë këtij vikendi nuk ka institucione, apo ndonjë marrëveshje deri në fund të javës, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Ne jemi duke përgatitur lëndën për Kushtetuese nëse edhe gjatë këtij vikendi nuk ka institucione, nuk ka ndonjë marrëveshje që mund të rezultojë me institucione të konstituuara, atëherë në fillim të javës ne i drejtohemi Kushtetueses”, deklaroi ajo.

Tutje, ajo ka theksuar se nuk i takon presidentit/es që të negociojë për arritjen e koalicioneve mes partive.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
Lajme

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2.7k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
Lajme

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
130
Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
Bota

Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n

January 12, 2026
31
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Ja sa persona u vranë për 26 vite në Pejë

January 12, 2026
122
Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
Lajme

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
53
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
12
Next Post
Ky është 27-vjeçari, shqiptar i cili e mbante peng dhe e rrihte gruan e tij  italiane

Një i plagosur në Sarandë, 4 persona shpallen në kërkim

Më të fundit

  • E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
  • Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
  • Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi