• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ja çka ndodhi në seancën kur familja e Liridona Ademajt u përballen me Naim Murselin

28/01/2025 - 07:35:44
Ja çka ndodhi në seancën kur familja e Liridona Ademajt u përballen me Naim Murselin

Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 janar, në orën 11:00, pasi ekipet mbrojtëse thanë se nuk kanë pranuar shkresat e lëndës dhe nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance dje.

Avokati, Leutrim Syla u shpreh se shtyerja e seancës për 31 janar për vrasjen e Liridona Ademajt nuk ka qenë veprim i duhur dhe gjithsesi ajo seancë e gjykimit është dashtë të mbahej dje.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
141
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
196

“Konsiderojmë se nuk ka qenë veprim i duhur, pasi që nga ato që i pamë sot kjo seancë është dashur të mbahet sot. Dhe duhet kuptojmë se hera e parë që familjarët e Liridona Ademaj janë përballur me kryesit e veprës penale në një seancë gjyqi. Nuk arriti të mbahej ashtu siç pretendohej dhe siç duhej të mbahej. Zvarritja e kësaj procedure nuk i bën hajër asnjërës palë, sepse të njëjtit nëse kanë për të paraqitur diçka duhet të paraqesin në seancë gjyqësore, dhe jo me zvarritje”, ka deklaruar Avokati Syla dje.

Sa i përket gjendjes emocionale të familjarëve të Liridona Ademajt për paraqitjen e djeshme në gjykatore, avokati Syla u shpreh se ka pasur maturi nga ana e tyre pavarësisht situatës tepër “të rëndë”.

“Tepër e rëndë ndaj tyre dhe bashkë-ndjejmë me dhimbjen e mërzinë e tyre, shumëfisht më keq sesa ne. Shpresojmë që institucionet e Kosovës të ua kthejnë drejtësinë atyre. Sjellja e tyre e matur dhe njëjtë do të sillen edhe në të ardhmen. Ka pasur maturi nga ana e tyre”, tha Syla.

Avokati Syla në Tv Dukagjini u shpreh se aspekti prokurorial, janë përmbushur të gjitha obligimet e nevojshme ndaj seancës fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Ka qenë e qartë se seanca sot ka filluar në 11:05, ashtu siç është paraparë. Pas konsistimit të prezencës të të gjithëve në seancë, ka pasur kërkesë nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve nga Tom Dodaj e Kushtrim Kokalla, pretenduan se nuk janë dorëzuar shkresat në kohën e duhur.

Përveç se kanë thënë se do t’i marrin shkresat e nevojshme dhe nga seanca e mbajtur u kuptua se palët i kanë pasur shkresat e lëndës ashtu siç janë marrë vesh. U deklarua, avokati i Granit Plavës, Gojani se në koordinim të mbrojtjes së Kushtrim Kokallës, janë marrë shkresat e lëndës nga prokuroria e shtetit. Nga aspekti i Prokurorisë për të dorëzuar shkresat tek mbrojtjësit, konsiderojmë se janë përmbushur gjitha obligimet e prokurorisë, përveç tek zoti Kuçi, si avokat i Tom Dodaj i cili ka deklaruar se ka pasur telashe në email adresë, për pranimin e mesazheve.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Prokurori i shtetit i njoftoi se dy ditë para ngritjes së aktakuzës, ka njoftuar se ka dorëzuar një harddisk me mbi 1 terabajt përmbajtje. Kur vetëm pala e dëmtuar është përgjigjur dhe të tjerët jo”, vijoi ai.

Ndryshe, Shqyrtimi fillestar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i parashikuar të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shtyrë për datën 31 janar.

Vendimi për shtyrje u mor nga gjyqtarja e rastit për shkak të problemeve të shkaktuara nga mungesa e organizimit dhe përgjegjësisë nga ana e disa avokatëve të të akuzuarve.

Sipas gjykatës, avokatët e të akuzuarve, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, nuk kishin pranuar me kohë shkresat e lëndës.

Avokati Ndrec Dodaj, i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, ka thënë se ka pranuar shkresat para se të hyjë në gjykatë.

“I kam pranuar shkresat e lëndës pak para se të hyjë në gjykatë. Një koleg i imi i ka marr dhe mi ka dorëzuar dje. Në këtë situatë çfarë jemi unë nuk mund të kryej obligimin tim ndaj klientit për përmbajtjen e aktakuzës, se si të deklarohet. Nuk jemi në gjendje që as t’i kundërshtojmë ato shkresa, mua po me vjen keq se në këtë gjendje nuk jam që të këshilloj klientin se si të vazhdoj. Për mua nuk janë plotësuar kushtet që të mbahet kjo seancë”, ka thënë tha Dodaj.

Gjyqtarja i ka dhënë një vërejtje me shkrim avokatit të Kokallës, pasi ky i kishte kërkuar avokatit të Granit Plavës të merrte shkresat e lëndës në vend që t’i siguronte ato vetë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
141
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
196
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
74
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
39
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
24
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Next Post
Sot nis seanca ndaj Nagip Krasniqit, i cili dyhohet se i keqpërdori 37 milionë euro në KEK

Sot nis seanca ndaj Nagip Krasniqit, i cili dyhohet se i keqpërdori 37 milionë euro në KEK

Më të fundit

  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
  • Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro
  • Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi