• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ish – kryeministri serb: Nuk mund të fle, s’është dashur të vrasim civilë në Kosovë

23/10/2020 - 10:57:09
Ish – kryeministri serb: Nuk mund të fle, s’është dashur të vrasim civilë në Kosovë

Në Serbi kohëve të fundit në debate televizive  kanë filluar të flasin për varrezat masive ku ndodhen eshtrat e shqiptarëve. Këtë temë e ka hapur Ivica Daçiq i cili në një emision televiziv tha se çfarë t’u bëjmë serbëve që po flasin për këto varreza.

Daçiq pardje në debatin për Kosovën në Këshill të Sigurimit akuzoi UÇK’ në për krime ndaj serbëve, për çka u godit fort nga ambasadori gjerman i cili e akuzoi se pse asnjëherë s’ka folur për krimet serbe.

Lexo më shumë

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
60
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
15

Por, çfarë kishte thënë për këto krime Nikola Shainoviq ish – bashkë partiaku i Daciqit, i cili mbante pozita të larta në Beograd kur forcat serbe kryenin masakra në Kosovë.   

Nikola Shainoviq, njeriu që dikur konsiderohej dora e djathtë e Sllobodan Millosheviqit, në vitin 2009 ishte dënuar më 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit të kryera ndaj civilëve shqiptarë. Haga Shainoviqin më 1999 e kishte akuzuar se mban përgjegjësi që bashkë me Sllobodan Millosheviqin, Dragoljub Ojdaniqin dhe Vllajko Stoijlkoviqin ishin pjesë e  ndërmarrejes së përbashkët kriminale që kishte ushtruar terror dhe dhunë ndaj shqiptarëve të Kosovës.  

Lexo Edhe:

Mungonin paratë për rrugën Prizren-Prevallë, kështu u zbulua hajnia e 2 milionëshit në Thesar

Pas rënies së Millosheviqit, Serbia e kishte kaluar ligjin me të cilin lejonte ekstradimin e qytetarëve të saj në Tribunal Shainoviq nëpërmjet avokatëve të tij kishte negociuar dorëzimin dhe transferin në Hagë.

Në qelitë e paraburgimit në Scheveningen kishte arritur në vitin 2003. Pas shpalljes së dënimit më 2009, ku Shainoviq ishte dënuar me 22 vjet burgim, mbrojtja e tij e kishte apeluar verdiktin duke i bindur gjyqtarët e Hagës që në vitin 2014 t’ia zbresin vendimin në 18 vjet.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në vitin 2015 pasi i kishte vuajtur 2/3 e dënimit, Shainoviq kishte kërkuar lirim të parakohshëm nga burgu me arsyetimin se kishte pasur sjellje të mirë atje dhe se shëndeti i tij ishte i keq pasi vuante nga diabeti dhe glaukoma. Haga kishte vendosur ta lirojë Shainoviqin.

Ky zyrtar që ishte njëri prej njerëzve kyç për atë që bënte Serbia në Kosovë, përfshirë aksionet policore ushtarake, ka mbajtur pozita të larta shtetërore në qeverinë e Serbisë përfshirë edhe postin e kryeministrit të Republikës së Serbisë  në periudhën 1993 -94, ndërkohë që ka shërbyer edhe si Zëvendëskryeministër i Republikës Federative të Jugosllavisë nga viti 1994 -2000.

Shainoviq tani është shpesh pjesë e emisioneve televizive në Serbi ku tregon për periudhën e luftës duke pranuar krimet që kanë ndodhur në Kosovë dhe vrasjen e civilëve. Ai tani duke bërë një ‘mea culpa” e pranon se Serbia ka vrarë civilë të pafajshëm dhe se për këtë nuk mund as të fle.

“Unë në Hagë, para trupit gjykues jam deklaruar se nuk jam fajtor. Unë kështu jam deklaruar në raport me aktakuzën. Por, arsyeja pse unë them se pse nuk mund të fle i qetë është se mendoj që secili që ka marrë pjesë në ngjarje kaq dramatike, në një krizë të tej zgjatur, në ngjarje të tilla lufte ku janë vrarë kaq shumë njerëz, nuk mund të thotë se unë këtu nuk kam asnjë përgjegjësi sepse ne kemi qenë një shtet i organizuar” ka thënë ai.

Shainoviq në një televizon të Beogradit kishte shtuar se serbët s’kanë guxuar t’i bëjnë ato krime.

“Kur për një moment i lëmë të gjitha palët pjesëmarrëse anash, krimet që i kanë bërë qytetarët tanë, nuk kanë guxuar t’i bëjnë. Ata që kanë dashur ta mbrojnë vendin e tyre e kanë pasur përballë UÇK’në aty është dashur ta tregojnë forcën e tyre dhe atdhedashurinë, e jo kundër civilëve dhe kjo është arsyeja që unë e bart mbi vete atë barrë”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
Ekonomia

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
60
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
Lajme

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
15
Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
Lajme

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
15
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
42
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
12
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
26
Next Post
Lajmërojeni menjëherë Policinë për këtë person (foto)

Lajmërojeni menjëherë Policinë për këtë person (foto)

Më të fundit

  • Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
  • Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
  • Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi