Zlatan Ibrahimovic ka shënuar golin e tij të 500-të në nivelin e klubeve, goli erdhi në min (31′) pas një asistimi nga Rafael Leao, transmeton TelegramiSot.
39 vjeçari ka arritur kuotën e 500 golave në karrierën e tij si futbollist në nivelin e klubeve.
Suedezi ka shkëlqyer këtë sezon me “Rossonerët” ku ka shënuar 13 herë në 11 paraqitje, por që lëndimi i pësuar ia humbi plot dy muaj e gjysmë.
Me një fitore eventuale ndaj kalabrezëve, Milani do të ngjitej prap në pozitën e parë.