Aktorja shqiptare, tash deputete e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar përmes një postimi lidhur me komentet e tilla.
Adriana Matoshi ka publikuar një imazh të saj në Instagram e cila ka shkruar se ndihet e lumtur për vetën e saj.
Në të njëjtën kohë ka shkruar se ajo e din se kush është dhe komentet e tilla nuk është se i bëjnë përshtypje.
“Në një foto disa më shkruajtën: Sa keq po plakesh, je e tmerrshme. Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41,e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!”, ka shkruar aktorja tashmë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës.