Një prift nga Fiorentina, 54-vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronaviurist.
Sipas mediave italiane prifti sapo është kthyer nga Shqipëria ku fillimisht shfaqi simptoma të koronavirusit ndërsa më pas u konfirmua se ishte infektuar dhe gjendja e tij shëndetësore u rëndua.
Ai aktualisht është shtruar në spitalin e kujdesit intensiv në Prato. Rasti u raportua tek autoritetet shëndetësore për të njoftuar njerëzit që ishin me të në bordin e tragetit që mbërriti të Shtunën e kaluar në Bari, raporton Tch.