Ish Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se qëllimi PDK-së është dialogu me Serbinë i cili do t’i shërbej Kosovës për anëtarësim në OKB.
“Sa i përket taksës vëmendja krejtësisht po është te Kosova jo te pala tjetër që vazhdimit bën përpjekje për ta tërheqë Kosovën nga organizatat ndërkombëtare. Serbia nuk ka bërë veprime vetëm pas taksës. Faktori ndërkombëtar duhet të jetë i ekuilibruar që të hapet rruga e perspektivës së fqinjësisë së mirë”, ka thënë Hamza njofton Klan Kosova.
“Serbia ka humb një treg në aspektin ekonomik. Po dëgjoj se bëhet fjalë për 400 milionë euro humbje, por ju ka shkaktuar humbje të tregut, sepse për ato produkte ka mundur të gjejë treg tjetër”.
“Disa kompani ka mundur të kenë ndonjë përfitim, por disa tjera kosto më të lartë për furnizim. Në aspektin e të hyrave buxhetore nuk kanë pasë ndikim të madh. Taksa e ka pasë më shumë aspektin politik shtetëror sesa që mund të shihet ndonjë efekt i taksës sepse ka pasë mundësi për treg në vendet tjera”.
Pas tij në Zona Zgjedhore, Enver Hoxhaj, ka thënë se synim i tyre kur ta marrin qeverisjen kthimi i njohjeve të tërhequra.
“Togo është vendi i fundit që pretendon. Këto vende që pretendojnë që kanë tërheq njohjen i kam vizituar vet. Pretendojmë t’i rikthejmë këto njohje dhe duhet t’i rikthejmë. Nëse marrim vendim për taksën pa kontekst konkret nuk mendoj se duhet ta bëjmë”, ka thënë Hoxhaj.