Një person ka bërë vetëvrasje në orët e vona sot në Prizren.
Indeksonline mëson se personi në fjalë është hedhur nga kati i shtatë i një ndërtesës.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rasti ka ndodhur në rrugën e “Jonit” në Prizren rreth orës 22:00, ku një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje, të gjitha njësitet kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe jemi ne fazën fillestare të hetimeve”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi