Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar kundër COVID-19, pas konfirmimit të 11 rasteve të reja me këtë sëmundje në këtë komunë, raporton Express.
Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse, meqenëse siç ka thënë virusi “të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh”
“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh”, ka thënë Haziri.
Ai ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë në këtë komunë kanë rezultuar pozitivë 576 persona, prej të cilëve 372 janë shëruar dhe 21 kanë vdekur.