Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka takuar senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, në takimin e mbajtur në senatin amerikan në Uashington.
Haradinaj e ka falënderuar senatoren Ernst për kontributin e lartë që Iowa-a ka dhënë për shtetin e Kosovës.
“Gjatë takimit theksova se në procesin e shtetndërtimit, shteti i Ioëa-s ka dhënë kontribut të lartë ndërsa mbështetja dhe kontributi personal i senatores Ernst është i skalitur në historinë tonë. Bashkëpunimi në shumë fusha, si në arsim, ekonomi dhe në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës është i një rëndësie të veçantë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Ushtria jonë u rrit, u forcua dhe u modernizua përkrah Gardës Nacionale të Iowa-s, e cila ndihmoi FSK-në në rritjen, forcimin dhe modernizimin saj”, ka shtuar ai.