• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

GUXO e shuan aktivitetin për zgjedhje, në Ferizaj: Ka pakënaqësi me Gërvallen e Pecin

10/12/2024 - 14:52:40
GUXO e shuan aktivitetin për zgjedhje, në Ferizaj: Ka pakënaqësi me Gërvallen e Pecin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Meta, i cili edhe drejton Degën e GUXO në Ferizaj, ka marrë vendim që Dega me të cilën udhëheq të shuaj aktivitetin e saj lidhur me zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025, duke mos i përkrahur kështu dy krerët e partisë, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin, shkruan Gazeta Express.

Në një bisedë të shkurtër për Gazetën Express, Meta ka thënë se kjo nuk nënkupton largimin e tij nga GUXO dhe se vendimi i Degës për të mos përkrahur Pecin dhe Gërvallën në zgjedhjet nacionale vjen si rezultat i veprimeve të këqija, që sipas Metës, kanë bërë dy bashkëkryetarët.

Lexo më shumë

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
63
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
19

“Nuk është fundi i angazhimit tim në GUXO, unë jam GUXO. Por nuk e kanë përkrahjen si rezultat i veprimeve të këqija të dy bashkëkryetarëve për këto zgjedhje, ka thënë Burim Meta për Express.

Ai ka thënë se struktura është e pakënaqur për mënyrën se si po drejtohet partia, por shton që disa kanë guxim të shprehin qëndrimet publikisht, e dikush nënshtrohet më lehtë.

“Jo, jo. Ne struktura po qëndrojmë dhe s’jemi asnjëri të kënaqur me ta, dikush është më i guximshëm po e thotë e dikush i palohet më lehtë atyre”, ka shtuar tutje kreu i Degës së GUXO në Ferizaj.

Meta thotë se ka edhe nga diaspora të pakënaqur me punën e drejtuesve të partisë.

“Ka edhe nga diaspora reagime që janë të pakënaqur me këta dy bashkëkryetar”, ka shtuar tutje ai.

Në fund të bisedës, Meta ka thënë se do të vazhdojë të mbetet në GUXO edhe kur Peci e Gërvalla s’do të jenë më në parti.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Unë do të jem GUXO edhe kur dy bashkëkryetarët s’do të jenë më në GUXO”, ka përfunduar Burim Meta.

Në njoftimin e bërë nga Dega e Ferizajt është bërë e ditur që s’do të ketë aktivitet për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

“Pas diskutimeve të shumta në frymën e demokracisë së mirëfilltë dhe respektimit të mendimeve të ndryshme, me shumicë votash në kryesi, u mor vendim që Dega e Partisë GUXO – Ferizaj, të tërhiqet plotësisht dhe të pushojë aktivitetin e saj politik me të gjitha strukturat e saja në zgjedhjet nacionale të vitit 2025, duke qenë të vendosur që të qëndrojmë brenda kauzës së saj politike dhe identitetit politik”, thuhet në njoftimin e Degës.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
Ekonomia

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
63
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
Lajme

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
19
Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
Lajme

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
16
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
43
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
13
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
26
Next Post
Lumir Abdixhiku, e publikon sot programin për Infrastrukturë dhe Energji

Lumir Abdixhiku, e publikon sot programin për Infrastrukturë dhe Energji

Më të fundit

  • Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
  • Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
  • Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi