Gjiko tregon arsyen se pse nuk do ta donte Milaim Zekën si të ftuar të Elita Rudit.
Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko njihen si një ndër çiftet më të lezetshme në showbizin shqiptar.
Së fundmi çifti ishin të ftuar në emisionin “Haje ose thuaje”, ku u kërkohet ti bëjnë pyetje pikante njëri tjetrit, e një ndër pyetjet e Elitës ndaj Gjikos ishte, “Kush është një mysafir që nuk të ka pëlqyer e që sipas teje nuk duhet ta thërras më asnjëherë?”.
Gjiko vendos të përgjigjet pa asnjë hezitim “Milaim Zeka ështe shumë i rëndë , kisha pas qef me pa në emisione tjera, po te gruaja jem jo, dika tjetër le te shkon por te ti jo”, teksa dytë vazhduan të qeshen me përgjigjen e dhënë.
Gjiko nuk tha diçka më kontrete në lidhje me Milaim Zekën, por që u kuptua se ai ishte i pa kënaqur me sjelljen e ish deputetit dhe fjalorin ekstrem banal që ka.