• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Gjermani: Mbi 100 policë bastisin pronat e mbështetësve të Hamasit

24/11/2023 - 08:12:56
Gjermani: Mbi 100 policë bastisin pronat e mbështetësve të Hamasit

Qindra oficerë policie kontrolluan pronat e anëtarëve dhe pasuesve të Hamasit në Gjermani të enjten në mëngjes pas një ndalimi zyrtar për çdo aktivitet nga ose në mbështetje të grupit militant.

Qeveria gjermane e vuri në zbatim ndalimin më 2 nëntor dhe shpërndau ‘Samidoun’, një grup që qëndronte pas një ngjarjeje në Berlin, gjatë së cilës u festua sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Lexo më shumë

Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
92

Shërbimi i zbulimit gjerman vlerëson se Hamasi ka rreth 450 anëtarë në vend. Aktivitetet e tyre kalojnë nga shprehja e simpatisë dhe aktivitetet propagandistike deri tek aktivitetet financuese dhe mbledhja e fondeve për të forcuar organizatën jashtë vendit.

“Ne po vazhdojmë aksionin tonë kundër islamistëve radikalë”, tha Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser.

L
“Duke ndaluar Hamasin dhe Samidoun në Gjermani, ne kemi dërguar një sinjal të qartë se nuk do të tolerojmë asnjë vlerësim apo mbështetje të terrorit barbar të Hamasit kundër Izraelit”.

Bastisjet, të cilat kryesisht u zhvilluan në Berlin, kishin për qëllim të zbatonin ndalesat dhe të hetonin më tej grupet e tilla, tha në një deklaratë ministria e brendshme gjermane.

Gjithsej 16 prona u kontrolluan nga 500 oficerë policorë në Berlin dhe në shtetet e Saksonisë së Poshtme, Rajn-Vestfalia Veriore dhe Shlesvig-Holshtajn.

Vetëm në Berlin, më shumë se 300 oficerë të policisë kryen kontrolle në 11 vende për të sekuestruar prova dhe pasuri. Shtatë kërkime ishin të lidhura me Hamasin dhe katër me Samidoun. Kontrollet u kryen kryesisht në shtëpitë e mbështetësve dhe në ambientet e një shoqate palestineze, raportoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Gjermania ka ndaluar grupet që mbështesin antisemitizmin pas luftës së fundit Izrael-Hamas.

Të martën, policia bastisi shtëpitë e 17 personave në shtetin jugor gjerman të Bavarisë, të cilët u akuzuan për përhapjen e gjuhës së urrejtjes antisemitike dhe kërcënime që vinin në shënjestër hebrenjtë në internet.

Më 16 nëntor, policia gjermane bastisi 54 vendndodhje në të gjithë vendin si pjesë e hetimit të një organizate me bazë në Hamburg, e dyshuar për nxitjen e ideologjisë së udhëheqjes iraniane dhe ndoshta për mbështetjen e aktiviteteve të Hezbollahut në Gjermani.

Ministrja Faeser tha se a islamistët radikalë dhe antisemitistët “nuk duhet të ndihen të sigurt askund këtu”. Ajo tha se anëtarët dhe mbështetësit e Hamasit në Gjermani janë gjithashtu të përkushtuar për të ndikuar në debatin politik dhe social në vend.

Hamasi është zotuar të asgjësojë Izraelin dhe ka qenë përgjegjës për shumë sulme vetëvrasëse dhe sulme të tjera vdekjeprurëse ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë. Pas sulmit të grupit në Izrael më 7 tetor, Izraeli u zotua të zhdukë Hamasin.

Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi Hamasin një grup terrorist në vitin 1997. Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore gjithashtu e konsiderojnë atë një organizatë terroriste. /VOA

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
92
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
38
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
Lajme

Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës

June 2, 2026
23
Next Post
“Orwelliane”, Gjykata Speciale u lexon letrat të paraburgosurve në Hagë, Kushtetuta e Kosovës e ndalon

Haga i ‘Izolon’ ish- krerët e UÇK’së

Më të fundit

  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
  • Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
  • Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi