Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan, mbrëmjen e 26 nëntorit.
Burime të Telegramitsot kanë pohuar se është arrestuar Halil Mehmetaj bashkë me dy djemtë e tij, Malsor e Kreshnik Mehmetaj.


Motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan dyshohet të jetë i lidhur me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga po i njëjti vend, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor të vitit të kaluar.
Nga ky sulm vdiqen tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Pamje të rënda: Dërgohen në spital viktimat e Gllogjanit (video)














