Prokuroria Themelore në Pejë, tha se Abedin Muzliaj kishte kërcënuar një gjyqtare gjatë një seance me armë të tipit kallashnikov. Por, një version tjetër ka dhënë polici Abedin Muzliaj. TelegramiSot e ka siguruar dëshminë e tij. Ai thotë se rasti nuk ka të bëj fare me gjyqtaren. Sipas tij konflikti ishte mes tij biznesmenit Ylber Blakaj dhe Haki Zeqiraj, të cilët kishin shkruar pranë pronës së tij duke insistuar që të ia blejnë pronën, ndonëse ish-polici nuk e donte një gjë të tillë.
Sa i përket armës u shpreh se ishte vetëm lodër.
Prokuroria dje tha se në Banjë të Pejës ish-polici dhe palë në një procedurë civile, ka kërcënuar me armë gjyqtaren, Lirika Sylaj, gjatë seancës gjyqësore.
Por, cili është versioni i ngjarjes sipas ish-policit?
TelegramiSot ka siguruar deklaratën e dhënë nga Abedin Muzliaj në polici.
Ai tha se ishte në shtëpinë e tij kur Ylber Blakaj dhe Haki Zeqiraj erdhën me vetura së bashku edhe me një person tjetër.
Ai tha se të njëjtit janë afruar pranë pronës së tij dhe kanë filluar të qeshnin me të. Ish-polici thotë se ishte me djalin e tij 5 vjeçar dhe nuk ka mundur të reagonte.
“Erdhën dy vetura një Audi Q7 dhe një Landrover. janë afruar në distancë 5-6 metra afër meje deri tek megja dhe kanë filluar me cinizëm të qeshnin me mua“, tha ai.
Sipas tij Haki Zeqiraj iu drejtua me fjalët “krejt kjo pronë të bëhet e jemja“. Ndërsa për Ylber Blakajn thotë se ka bërtitur dhe e ka ofenduar.
Ai tha se biznesmeni Ylber Blakaj tha se Haki Zeqiraj i kanë bërë presion që ta shes pronën.
“Haki Zeqiraj thotë me ze te larte dhe me tha se” krejt kjo prone shpejte do te behet e imja”. Une i kam thënë mos gabo me dal kendej te lutem” Pash eshtrat e Kosove Zeqirajť” (që është vëllai i tij i ndjerë). Ylber Blakaj ka bërtit me ze te larte dhe u shpreh me këto fjalë ” Në p… te somes ti dhe pllaci yť” dhe janë afruar akoma me afër megjes“, deklaroi ai.
Tutje, ai deklaroi se Haki Zeqiraj posedon armë gjithnjë me vete dhe prandaj ka marrë një lodër siç thotë ai për mbrojtje.
Ish-polici deklaroi se lodra ishte AK-47.
Por, thotë se pas kësaj reaguan punëtorët që ishin duke punuar ne objektin e Ylberit duke zbritur dhe prandaj edhe është larguar nga aty.
“Unë duke e ditur sakte qe Haki Zqiraj nuk endet asnjëherë i pa armatosur kam marre një lodër te djalit te cilën djali e kishte mbështetur për një trup kumbulle. Lodra duket te jete sikur arme e gjate AK-47 dhe ngjanë shumë me arme reale atë unë ia kam blere djalit tim me çmim prej 85€. Unë e kam luajtur rrolin kinse edhe unë jam i armatosur dhe e kam kapur atë lodër ne duar. Unë atë lodër e kam mbajtur te drejtuar teposhte dhe nuk e kam ngritur përpjetë asnjëherë për faktin se jam friguar qe e shohin që është lodër. Në atë moment kanë zbritur punëtoret qe ishin duke punuar ne objektin e Ylberit dhe duke i pa gjithë ata persona unë kam bere tërheqje dhe jam larguar nga aty dhe kam hyre ne shtëpi”, u shpreh ai.
Sa i përket raportimeve se ka kërcënuar gjyqtaren ai thotë se nuk e njeh të njëjtën dhe se nuk ka probleme gjyqësore.
“Unë nuk kam asnjë proces gjyqësor e as pronësor me askënd e as objekt i kontestit nuk është prona ime dhe as Haki Zeqiraj nuk është pal ne procedure me vëllain tim.Atë dite nuk ka pasur seance, nuk muajt me pas seance pasi qe unë nuk jam pale ne procedure e as prona ime nuk është objekt kontesti e as nuk ka pasur gjyqtar apo gjyqtar por përmes portaleve se kinse unë e paskam kërcënuar një gjyqtare me emrin Lirika Syla te cilën as nuk e kam pa e as nuk me ka pa. Jo vetëm atë dite por asnjëherë ne jetë. Ne baze te fjalëve e di qe është gjyqtarja ne çështjen e vëllait tim”
Ai ka insistuar se fjalosja ka ndodhur vetëm mes tij Ylberit, Hakiut dhe personit të tretë dhe se në vendngjarje nuk kishte asnjë automjet zyrtar.
“Unë asnjëherë nuk ia jam përzier vëllait tim ne problemet e tija dhe kontestet e tij pasi qe ne jemi te ndarë. Unë dje aty kur jemi fjalosur me Hakiun dhe Ylberin jam përfshirë ne këtë konflikt pasi qe ata filluan te me bëjnë presion mua sepse ata e dinë mire qe unë nuk dua ta shes pronën time dhe ata me shohin si pengës për realizimin e qëllimeve te tyre. Unë aty nuk kam pare atomjete zyrtare te institucioneve shtetërore përveç vetura private te personave qe i përmenda. Une per gjyqtaren e dhe se gjoja paskan qene institucionet aty unë e kam kuptuar nga portalet. Fjalosja ne vendin e ngjarjes ka qenë ne mes meje Ylberit, Hakiut dhe personit te tretë me zingjire në qafe qe e përmenda me herët i cili gjate gjithë kohës mbante dorën ne brez. Kjo është krejt çka kam për te deklaruar dhe e vërteta është kjo te cilën unë e thash ne këtë deklaratë“, thuhet në deklaratën që ka siguruar nga Insajderi.
“Ka dalë i armatosur…”, versioni Prokurorisë për kërcënimin
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i dyshuari ka dalë i armatosur me një kallashnikov para gjyqtares së procedurës paraprake dhe e ka kërcënuar drejtpërdrejt, më pas ka ikur dhe është ende në arrati.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit për identifikimin dhe kapjen e tij. Shtëpia e të dyshuarit është bastisur, por ai nuk është gjetur.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, është autorizuar Policia për ta lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin.
Ndërkohë Ylber Blakaj i cili u përfshi në këtë rast, është emër i njohur për publikun.
Ai më parë ishte ka qenë cak i një sulmi të armatosur në një kafiteri në Istog.