• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Flet doktorri: Nga shtrëngimit në qafë vdekja mund të ndodh brenda pak sekondave

11/07/2025 - 11:20:19
Flet doktorri: Nga shtrëngimit në qafë vdekja mund të ndodh brenda pak sekondave

Rushit Rimanishta, një doktor shqiptar në Suedi, ka bërë të ditur se është rreptësishtë e ndaluar që policia dhe sportistët e sporteve luftarake të ushtrojnë shtrëngim në pjesën e qafës, për shkak se vdekja mund të shkaktohet brenda pak sekondave.

Rimanishta, një mjek shqiptar në Suedi ka shpjeguar në detaje vdekjen që mund të vijë si pasojë e shtrëngimit në pjesët e fytit – qafës.

Lexo më shumë

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2.8k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
135

Duke marrë parasysh diskutimet për vdekjen e Agon Zejnullahut në Lipjan, Rimanishta ka sqaruar hollësisht atë që në mjekësi quhet Vdekje Vagale (vdekjen nga shtrëngimi i nervit kryesor në qafë).

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Rimanishta ka bërë të ditur se shtypja e këtij veri që gjendet në qafë mund të shkaktojë zbritje të të rrahurave të zemrës, të fikës, vështirësim në frymëmarrje por dhe kolaps total të qarkullimit të gjakut.

Si pasojë e shtypjes së këtij nervi vdekja mund të ndodh brenda pak minutave, por mund të ndodh që personi të vdes edhe brenda pak sekondave.

“Vetëdija humbë për pak sekonda. Vdekja ndodhë për pak minuta e në shumë raste edhe për pak sekonda posaçërisht nëse personi ka gjendje fragjile si sëmundje tjera apo nën ndikim të alkoolit apo substancave tjera, por vdekja brenda pak sekondash ndodhë edhe tek persona që janë krejt të shëndoshë. Nëse ndodhe shtypja e nervit vagal njëkohësisht me shtypje në torax apo shtypja e kanaleve të frymëmarrjes, vdekja gjithashtu ndodhë brenda pak sekondash. Kjo ndodhë sepse stimulimi i tepërt i këtij nervi shkakton arrest kardiak. Arresti kardiak nuk është as për së afërmi e njëjta gjë si infarkti kardiak. Kjo është arsyeja pse është rreptësishtë e ndaluar shtrëngimi apo presioni në pjesët e fytit apo qafës si nga policia ashtu edhe në sporte luftarake”, thuhet mes të tjerash në postimin e doktorit shqiptar.

Gjithashtu Rimanishta ka bërë të ditur se ekziston një dallim në mes vdekjes nga ngulfatja ose asfiksia me vdekjen vagale.

“Dallumi mes vdekjes nga ngulfatja apo asfixisë është se vdekja nga ngulfatja vjen si rezultat i mos furnizimit të trurit dhe zemrës me sasi të mjaftueshme te oksigjenit kurse vdekja vagale është se gjatë shtypjes se nervit vagal lirohet një reflex i cili e ndalon tërësisht punën e zemrës. Dallimi tjetër është se vdekja nga ngulfatja merr kohë më të gjatë dhe duhen disa minuta deri sa organizmi të kollapsoj deri në vdekje kurse nga presioni i nervit vagal vdekja mund të vij edhe brenda disa sekondash”, thuhet në shpjegimin e Rimanishtës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ai ka bërë të ditur se është shumë e vështirë të konstatohet nga mjekët një vdekje e tillë në rastet kur nuk janë të pranishëm dëshmitarët ose nuk video-dëshmi nga momenti i vdekjes, për ta konstatuar vdekjen vagale.

“Ka plot raste në botë kur vdekja vagale është raportuar edhe zyrtarisht si vdekje natyrale, si infarkt kardiak apo arrest kardiak pa u ditur ekzakt shkaqet. Kjo ndodhë për arsye se kjo vdekje nuk len shenja të dukshme si trauma, hematome apo shenja të tjera që janë të kjarta se është përdorur presion në atë pjesë. Posaçërisht mungesa e dëshmitareve apo videoincizimeve ka bërë që vdekja vagale edhe zyrtarisht të regjistrohet si vdekje natyrale.
Posaçërisht nëse obduksioni fokusohet vetëm në ngulfatje apo traumë”, përfundoi ai.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
Lajme

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2.8k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
Lajme

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
135
Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
Bota

Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n

January 12, 2026
31
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Ja sa persona u vranë për 26 vite në Pejë

January 12, 2026
123
Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
Lajme

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
53
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
12
Next Post
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë tregon se a ka çrregullim apo sëmundje mendore Naim Murseli

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë tregon se a ka çrregullim apo sëmundje mendore Naim Murseli

Më të fundit

  • E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
  • Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
  • Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi