• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Feja” e përçanë, VV-në

09/09/2022 - 10:53:44
Deputeti i VV-së thotë se Fondi Sovran do të krijohet duke i ulur pagat mbi 1000 euro

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkelzen Bislimi, ka dhënë dorëheqje, pasi thotë se i është ndaluar të garojë për kryetar të Qendrës së VV-së në Lipjan. Ndër të tjera, ai thotë se nuk mund të qëndrojë në një organizatë ku s’respektohen “bindjet fetare”.

Me akuza për orkestrime të degës së Lipjanit nga zyra qendrore e LV-së në Prishtinë, anëtari i saj, Shkelzen Bislimi, i lajmëron largimin e tij nga partia e Albin Kurtit.

Lexo më shumë

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
26
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
16

Duke rënditur pakënaqësitë e tij, ai shkruan se “Me këto veprime Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan është vetëshkatërruar. Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku duhet të flasësh si lideri e jo si vetja jote”.

Ka spekulime se mundësia për të garuar për kryetarë të degëve të VV-së, po varet nga qëndrimi që ata e kanë për martesat e gjinisë së njëjtë. Bislimi, ndër të tjera, fajëson VV-në se gjoja nuk i respekton “bindjet fetare” dhe e quan atë “organizatë islamofobësh”.

Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh.

Shkrimi i plotë:

Të dashur aktivistë, anëtarë e simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan,

Të nderuar anëtarë të Grupit Punues,

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se kam vendosur të jap dorëheqje të pakthyeshme nga pozita e anëtarit të Grupit Punues në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, si dhe nga të gjitha aktivitetet brenda kësaj organizate.

Rrugëtimin në Lëvizjen Vetëvendosje e fillova në vitin 2016; e fillova me vullnet e shpresë që me këtë organizatë të re do të ndryshonte edhe mendësia e të bërit politikë në vendin tonë.

Besimi në barazi dhe në drejtësi më shtyu të isha aktiv, të punoja e të angazhohesha për të mirën e përgjithshme me idetë e qëllimet e mira që asokohe Lëvizja Vetëvendosje i proklamonte si vlera të saj. Me angazhimin tim si Kryetar i Pikës (Nëndegës) në fshatin Gadime arrita që në zgjedhjet lokale të vitit 2017 të isha njeriu më i votuar brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje! Atëkohë edhe e kuptova që brenda një organizate ekziston një grupacion që punonte kundër interesave të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me një “aktivist” të lidhur ngusht me “Prishtinën”. E kuptova kur ne mbanim mbledhje të kryesisë në zyrë kurse ai dhe 3 persona të tjerë mbanin mbledhje paralele në një lokal afër zyrave.

Për mua nuk ka qenë normal ky lloj aktiviteti i atyre “aktivistëve”. Vitet kalonin dhe kishte zgjedhje të shpeshta, çdoherë e më shumë theksohej aktiviteti i tyre kundër strukturave legale të zgjedhura. Kishte kandidatë për deputet të cilët vetë i nxisnin për garë dhe po të njëjtit gjenin arsye për të mos i votuar e t’u bënin antifushatë. Grupi në fjalë kurrë asnjë aktivitet nuk e zhvillonte për të arritur sukses organizata, thjesht vendosnin pengesa kur e shihnin që aty po punohej.

Sa isha anëtar i Kuvendit Komunal, tentohej të minimizohej aktiviteti im brenda kuvendit duke mos publikuar fjalimet e mia në faqen zyrtare.

Aktiviteti i këtij grupi përherë e ka pasur një mbështetje nga dikush i fuqishëm në Sekretariatin e Përgjithshëm në Prishtinë.

Në Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, ka filluar një luftë speciale ndaj njerëzve qe kanë dhënë kontribut kaherë, ka filluar mosrespektimi i demokracisë, i fjalës së lirë, i shprehjes së ambicieve për avancim brenda strukturave. Ky alamet “aktivisti” që krenohet me shfuqizimin e demokracisë brenda organizates gjithmonë duke iu referuar termit pezhorativ “Demoklacia Demoklacia.”

Si qenie njerëzore jemi krijuar të lirë të mendojmë e të veprojmë, e sipas atyre që e kanë kapur organizatë kjo nuk vjen në shprehje. Simbas tyre, njeriu duhet të mendojë e të veprojë sikur ata, përndryshe ti quhesh sabotator i idesë proletare.

Me këto veprime Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan është vetëshkatërruar. Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku duhet të flasësh si lideri e jo si vetja jote.

Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh.

Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku distancohesh e fyhesh nëpër rrjetet sociale me profile false, duke pasur frikë të tregojnë fytyrën në publik, sepse të pabesët veprojnë në këtë mënyrë.

Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku padrejtësit veq rriten e nuk minimizohen.

E vulën e padrejtësive brenda Lëvizjes Vetëvendosje e dhanë sot duke ma ndaluar kandidaturën për Kryetar të Qendrës.

I dashur aktivist, mendo drejt, i qetë, pa ndikime e pa emocione, bëja vetes një pyetje: A është Lëvizja Vetëvendosje ashtu siç e ke menduar ditën kur ke nënshkruar formularin e anëtarësimit?

A është Lëvizja Vetëvendosje brenda parimeve që dikur u kemi besuar?

I dashur aktivist, një ditë edhe ty do të bëhet padrejtësi, e do të bësh veprimin e njëjtë që unë sot jam duke e bërë. Largimin!

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
Lajme

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
26
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
Bota

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
16
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`
Bota

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
4
Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës
Lajme

Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës

June 9, 2025
9
Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos
Lajme

Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos

June 9, 2025
6
Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?
Lajme

Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?

June 9, 2025
15
Next Post
Super ofertë për vikend në Resortin Belle: Fjetje, mëngjes, darkë e pije për vetëm 35€ (video)

Super ofertë për vikend në Resortin Belle: Fjetje, mëngjes, darkë e pije për vetëm 35€ (video)

Më të fundit

  • Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
  • Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
  • Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi