Familjarët e njërit nga të vrarët në vrasjen e trefishtë në Gjilan njoftuan se familjari i tyre, Abedin Hoxha, varroset sot.
“Të dashur familjarë,miqë dhe qytetarë,me dhimbje të thellë e me zemra të thyera ju njoftojmë që babai,vëllau,daja dhe familjari ynë i dashur Abedin Mehmetali Hoxha,dje,ndërroi jetë në rrethana të rënda tragjike në Gjilan.
Për varrimin e tij ju njoftojmë sot”, thanë dje nga familja.
Qyteti i Gjilanit dje u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku tre persona u vranë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Nga të shtënat me armë mbeten të vdekur babë e bir, argjendar të njohur që qytetin e Gjilanit, të cilën u vranë në një kafene afër objektit të komunës së Gjilanit.
Pak më vonë, vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, duke e çuar bilancin në tre viktima.I dyshuari për rastin është Mefail Shkodra, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.
Policia në komunikatën e fundit ka kërkuar ndihmë nga qytetarët nëse kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti tragjik ka ndodhur rreth orës 12:30.














