• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Erdogan i jep urdhër Greqisë

10/06/2022 - 11:52:03
Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhëtuat Turqinë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar sot Greqinë të demilitarizojë ishujt në detin Egje, duke thënë se rekomandimi i tij “nuk është një shaka”.

Turqia ka thënë se Greqia ka shtuar prezencën e saj ushtarake në kundërshtim të traktateve që garantojnë statusin e paarmatosur të ishujve në detin e Egje, duke argumentuar se ishujt i janë lënë Greqisë bazuar pikërisht në garancinë se do të mbeten të demilitarizuara.

Lexo më shumë

Biden: Vaksinimi, gjëja më patriotike që mund të bëhet

Çka dihet për shëndetin e Bidenit?

May 20, 2025
6
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?

Finlanda ‘godet’ Rusinë, asetet e ngrira ruse i jep për Ukrainën: 90 milionë euro municion

May 20, 2025
23

“Ne ftojmë Greqinë të ndalojë armatimin e ishujve që kanë status të demilitarizuar, në përputhje me traktatet ndërkombëtare,“ tha Erdogan në ditën e fundit të manovrave ushtarake që Turqia po zhvillon në Izmir, në qytetin bregdetar të Egjeut. “Nuk po bëj shaka, e kam seriozisht. Ky komb është i vendosur”, tha ai.

Greqia e Turqia janë vende të aleancës së NATO-s por dy fqinjët kanë një histori debatesh territoriale siç është eksplorimi energjitik në lindje te detit Mesdhe dhe pretendimet për ishujt e Egjeut, që i janë dhënë Greqisë pas shembjes së Perandorisë Otomane në 1913.

Erdogan tha sot: “Ne paralajmërojmë Greqinë të qëndrojë larg endërrave dhe veprimeve për të cilat mund të pendohet, dhe të vijë në vete. Turqia nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Egje, ashtu siç nuk do të tërhiqet nga të drejtat e saj që lindin nga marrëveshja ndërkombëtare”.

Greqia pretendon se Turqia i keqinterperton qëllimisht traktatet prandaj mund të mbrohet nga veprimet e Ankarasë, shkruan rrjeti AP.

Në Athinë zëdhënësi i qeverisë greke Giannis Oikonomou tha se Greqia po përballet me “provokime nga Turqia, të qeta por të vendosura.”

Erdogan përsëriti gjithashtu iniciativën e vendit për të nisur një ofensivë ndër-kufitare në veri të Sirisë me qëllim shtyrjen prapa të militantëve sirianë kurdë dhe krijimit të zonës së demilitarizuar 30 km të gjerë.

Turqia i konsideron militantët si degëzim i Partisë Punëtore Kurde (PKK) e cila është shpallur organizatë terroriste.

“Ne nuk do të lejojmë kurrë krijimin e impjanteve të terrorit përgjatë kufijve tanë, prandaj do të përfundojmë të gjitha pjesët e zonës tonë të sigurisë”, tha lideri turk.

“Ne shpresojmë që asnjë nga aleatët ose miqtë tanë të vërtetë të mos kundërshtojnë shqetësimet tona legjitime të sigurisë”, shtoi Erdogan.

Ai tha se ofensiva e re turke në Siri do të godasë qytetet e Tall Rifat e Manbixh, në perëndim të lumit Eufrat, nga ku sipas tij luftëtarët kurdë kanë nisur sulme ndaj objektivave turke.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Biden: Vaksinimi, gjëja më patriotike që mund të bëhet
Bota

Çka dihet për shëndetin e Bidenit?

May 20, 2025
6
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Bota

Finlanda ‘godet’ Rusinë, asetet e ngrira ruse i jep për Ukrainën: 90 milionë euro municion

May 20, 2025
23
Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trumpin
Lajme

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trumpin

May 20, 2025
14
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Prokuroria: Zyrtarët pranuan ryshfet nga një kandidate për patentë dhe ia kaluan testin

May 20, 2025
15
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Bota

Trump: Do të tërhiqem nga bisedimet Ukrainë-Rusi nëse s’arrihet progres

May 20, 2025
12
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kërcënohet Vjosa Osmanin me fjalën “t’vraj”, zbulohet përmbajtja e plotë

May 19, 2025
74
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Arratisen tre shqiptarë nga burgu

Më të fundit

  • Çka dihet për shëndetin e Bidenit?
  • Finlanda ‘godet’ Rusinë, asetet e ngrira ruse i jep për Ukrainën: 90 milionë euro municion
  • Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trumpin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi