“Ky koronavirus do të jetë këtu për të qëndruar”, shpjegoi Dr. John Brownstein, shefi i inovacionit në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit dhe një kontribues i ABC News. “Zhdukja e këtij koronavirusi të ri është në thelb e pamundur”.
Dr. Paul Offit, drejtor i Qendrës së Edukimit të Vaksinave dhe profesor i pediatrisë në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias, u pajtua, duke shtuar se ai gjithashtu “nuk është i sigurt se do ta eleminojmë me të vërtetë këtë virus. .. Nuk është si fruthi, ku ju merrni imunitet sterilizues gjatë gjithë jetës”.
Është e mundur, thonë ekspertët, që COVID-19 mund të bëhet një sëmundje sezonale, si gripi. Virologët e quajnë këtë një sëmundje “endemike”, një gjë që po qarkullon vazhdimisht midis nesh. Në vitet dhe dekadat e ardhshme, shumë njerëz do të ekspozohen ndaj tij në fëmijëri dhe do të zhvillojnë një imunitet, i cili do t’i mbrojë ata më vonë në jetë kundër sëmundjeve të rënda.
“Bazuar në analizën tonë, ne nuk presim që imuniteti i tufës të lindë në rastin e COVID-19,” tha Lavine. Kjo sepse nëse imuniteti që parandalon transmetimin zbehet, njerëzit do të vazhdojnë të kenë infeksione periodike.
Ekspertët thonë se është ende e paqartë se sa zgjat imuniteti pas një infeksioni COVID-19, megjithëse provat sugjerojnë se, ndryshe nga disa viruse, COVID-19 nuk ka gjasa t’ju japë imunitet gjatë gjithë jetës. Por edhe nëse jeni të infektuar përsëri, infeksioni i dytë ka të ngjarë të jetë më pak serioz dhe ndoshta nuk do t’ju bëjë aq të sëmurë sa i pari.