Reperi Stresi njihet për statuset, me të cilat prek tema nga më të ndryshmet, shkruan TelegramiSot.
Së fundi, reperi kishte dy fjalë për Tean, e cila mbuloi titujt e medieve rozë këto ditë për skandalin me Beartin e Andin.
Ai thotë se i vjen keq për situatën në të cilën po kalon Tea, por habitet sesi nuk paskan qytetarët tjetër hall por vetëm të sajin e Andit.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I STRESIT, PA NDËRHYRJE:
“Tea(Perputhen)
Më vjen keq për situatën jo të mirë që po kalon, edhe pse më duhet të them se je deri diku fajtore, por jo e vetmja. Është trishtuese që po të bombardojnë me fjalë, nga më ofendueset, por më vjeen shumë keq për këtë “zhgënjim të madhë”, që pesëqindëmijë, apo shtatëqindëmilionë… ku e di unë se sa shqipëtarë nuk paskan patur e nuk kanë asnjë hall tjetër, por vetëm zhgënjimin që i bëre ti Andit !
Se janë pa shpi, se po humbin për ditë njerëz nga Covid 19, se po përmbytën toka e shtëpi… po rreshqet dhe dheu po u del në rrugë, se rrinë pa drita apo pa ujë, nuk dashkan të dikan fare për zhgënjim… por që e tradhëtove ti atë djalin, Andin.
Unë as e imagjinoj të ndjek këto lloj tymuesesh, që i hedhin për të na hedhur hi syve, për këtë realitet të hidhur që po jetojmë !
Shqipëtarët, tashmë janë mësuar me TV- të tona, ku asgjë nuk është e vërtetë… çdo gjë është e kundërtae realitetit !!
Pse ti Tea u mërzite aq tepër dhe tani po del duke qarë e duke fajësuar të tjerët… si kujtove ti se atë famë me çfarë do ta merrje, përvecëse duke plotësuar ato kontratat e frikëshme, si thua ti.
Më tepër habitem nga ky zhgënjim i shqiptarëve, se sa llogjika jote për tu futur në këto emisione fallco, duke mos treguar aty asgjë…po asgjë fare vetëm sharje, ofendime, grushta e shqelma !
– Pse kështu e gjen rinia burrin e jetës, si thua ti, Tea ?!
Pse nëpër këto produksione nuk merren vajza të thjeshta nga fshati, nga provinca të thella e djem të thjeshtë, që për një arsye apo tjetër, nuk kanë mundur të gjejnë një njeri në jetën e tyre, nuk do t’ishte turp…mund të njihen dhe me një produksion televiziv, po na servirni gjithëmonë femra moderne, me bark perjasht e të lyera e të zhgërryera, shumica silikon e botox dhe djem të palestruar e të fryrë si me pompë, por me sjellje vullgare… kaq budallenjë ju dukemi ne shqiptarët këtyre !!
Tregoni Shqipërinë e vëtetë, atë që është, me njerëz të thjeshtë, me vajza që ju duhet të punojnë e ndonjëherë harrojnë të krehin flokët e tyre… Me djem që punojnë në ndërtim gjithë ditën, për pak lekë e marrin atë çesen e bukës në dorë, ikin në punë.
Këto jemi në të vërtetë, bollë më me bukuroshe falso, që promovuan shalet përja”.