Për tetë muaj në Kosovë, janar-gusht 2019, në polici janë raportuar 27 raste të dhunimit seksual dhe katër të tjera në tentativë. Nga këto raste viktima të dhunës seksuale ishin 20 femra dhe 4 meshkuj, tha policia për Gazetën Sinjali.
Numri i rasteve të dhunimit seksual është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Përderisa në tetë mujorin e parë të vitit 2018 kishin ndodhur 21 raste të dhunimit, këtë vit janë 27.
Para disa ditësh në Prishtinë është mbajtur tryeza “Ma thuaj me kohë – dhuna seksuale është krim”, për viktimat e dhunës seksuale.
Gjatë këtij muaji u raportua për një burrë 72 vjeçar që dyshohet se ka dhunuar seksualisht një djalë 8 vjeçar në Rahovec, të dy janë të nacionalitetit serb.
Ndërsa, Gazeta Sinjali, kishte raportuar për një rast dhunimi në një motel në periferi të Prishtinës. N.D dyshohet se ka dhunuar seksualisht mbesën e tij (vajzën e motrës), L.M, shumë vite më të re se ai. N.D që është me vendbanim të përhershëm në Gjermani me familje, dyshohet se gjatë momentit të dhunimit e rrahu, incizoi dhe fotografoi mbesën e tij.
Sipas pretendimeve të prokurorisë kjo ngjarje ka ndodhur verën e vitit të kaluar