• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Dua Lipa se shpejti miliardere

08/11/2023 - 10:57:31
Dua Lipa se shpejti miliardere

Këngëtarja me famë botërore e rrënjë nga Kosova, Dua Lipa, është rrugës për t’u bërë miliardere, për shkak të një ndryshimi të madh në karrierë, ka shkruar “The Sun” të martën mbrëma. 28-vjeçarja ka ndarë rrugët me kompaninë e deritashme të menaxhimit.

Ylli i “Don’t Start Now” ka vendosur që edhe në karrierë të bashkëveprojë me babanë e saj, Dukagjinin, që ka siguruar të drejtat e publikimit të projekteve të saj.

Lexo më shumë

Shpallen fajtorë personat që grabitën Kim Kardashian në Paris

Shpallen fajtorë personat që grabitën Kim Kardashian në Paris

May 24, 2025
11
Arratiset aktori Elvis Pupa, arrestohet bashkëshortja e tij në Australi për drogë

Arratiset aktori Elvis Pupa, arrestohet bashkëshortja e tij në Australi për drogë

May 24, 2025
16

Dyshja ka krijuar një kompani të quajtur “Radical 22 Publishing Limited” për të ndihmuar në menaxhim të karrierës së Lipës, vetëm pak ditë pasi Dua njoftoi se ka shkëputur raportet me kompaninë menaxhuese “TaP”.

“Dua donte të merrte nën kontroll karrierën e saj dhe Dugi është i vendosur. Ai ka menduar se ajo po jepte përqindje të mëdha të fitimeve dhe pasi u bë menaxheri i saj më herët, vendosi që si hap i ardhshëm logjik të bëhej partner biznesi”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Sipas raportimeve, Dukagjini tani e ka prioritet kryesor karrierën dhe suksesin e së bijës.

“Lëvizja vjen sikur ajo e Taylor Swiftit – një superyll që rishkruan narrativë dhe bën para vetë”, ka thënë burimi. “Deri në moshën 40-vjeçare, Dua mund të bëhet miliardere”.

Dua Lipa u përmend këtë javë krahas Harry Stylesit dhe Ed Sheeranit, si yjet britanike që bashkë kanë kontribuar në eksportin muzikor të Mbretërisë së Bashkuar, në vlerë prej mbi 4 miliardë dollarësh më 2022. Përderisa marrëveshja e mëhershme e saj me “TaP” ia siguronte 20 për qind të të hyrave, tani me ndihmën e babait ajo synon t’i rrisë përfitimet.

Javën e shkuar u bë e ditur se “TaP” ka shitur të drejtat e autorit të artistes dhe i ka uruar fat në të ardhmen Duas. Këngëtarja pati nënshkruar marrëveshje me këtë kompani më 2013, kur arriti marrëveshjen me zyrtarin Ben Mawson që e kishte vënë re talentin e saj në një lokal në Londër. Nga shkurti i 2022-s babanë e kishte menaxher.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Siç shkruajnë mediumet britanike, Dua Lipa do të rikthehet në top-listat botërore me “Houdini”, që pritet të lansohet të enjten.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shpallen fajtorë personat që grabitën Kim Kardashian në Paris
Lifestyle

Shpallen fajtorë personat që grabitën Kim Kardashian në Paris

May 24, 2025
11
Arratiset aktori Elvis Pupa, arrestohet bashkëshortja e tij në Australi për drogë
Lifestyle

Arratiset aktori Elvis Pupa, arrestohet bashkëshortja e tij në Australi për drogë

May 24, 2025
16
Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale
Lajme

Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale

May 10, 2025
18
Skandal, Jozi e godet shuplakë Gjestin në dalje “Big Brother Albania”- Video
Lajme

Skandal, Jozi e godet shuplakë Gjestin në dalje “Big Brother Albania”- Video

April 13, 2025
29
Ja çka bënë Granit Xhaka për Gjestit e Big Brother -Foto
Lifestyle

Ja çka bënë Granit Xhaka për Gjestit e Big Brother -Foto

March 23, 2025
43
Studio Lena –  Magjia e bukurisë që e shëndërron çdo maturante në mbretëreshë -Foto+Video
Lajme

Studio Lena – Magjia e bukurisë që e shëndërron çdo maturante në mbretëreshë -Foto+Video

March 17, 2025
67
Next Post
Hovenier për Asociacionin: S’ka autonomi,  për serbët po komentojnë ata që s’e kanë parë Draftin

Hovenier për Asociacionin: S’ka autonomi, për serbët po komentojnë ata që s’e kanë parë Draftin

Më të fundit

  • Plagoset një 36-vjeçar në Durrës
  • Policia jep detaje për vdekje e dyshimtë në Leposaviq
  • Sot “Cirku” i 24-të, në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi