Skuadra e Dritës në prag të ndeshjes së Ligës së Evropës, ku luan me skuadrën e Maqedonisë së Veriut, Sileksin, pritet të prezantojë përforcimin e ri.
Gazeta Olle mëson se kampionët në fuqi do të transferojnë ish-mbrojtësin e Maqedonisë së Veriut, Vladica Brdarovski.30-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Ai në pesë vjetët e fundit ka luajtur me Vardarin e Shkupit.
Brdarovski ka edhe shtatë ndeshje me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut në vitet 2012-2015. Për të ishte e interesuar edhe Partizani i Tiranës.
Drita pritet ta bëjë prezantimin e tij sot ose nesër.