Myftiu Naim Tërnava ka pritur përfaqësuesin e Ipeshkvisë të Kosovës, Don Lush Gjergjin, për festën e Kurban Bajramit.
Don Lush Gjergji uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën.
“Dashtë Zoti të kemi më shumë festime. Jemi këtu për festën e Bajramit të Vogël për të shprehur urimet e përbashkëta. Që të përforcohet bashkimi, afrimi dhe kërkimi i vlerave dhe virtyteve që kemi më shumë nevojë se kurrë”, tha ai.