• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ditë të zeza po e presin Kosovën sipas Kurtit e Rizvanollit

10/08/2022 - 20:18:30
Kurti pas takimit me Macron: Nuk ka ‘ liberalizim të vizave

Ditëve të fundit, qytetarët e Kosovës po i ballafaqon me deklarata të zymta. I pari i ekzekutivit, Albin Kurti, dy ditë më parë e përmendi rrezikun e një konflikti të ri me Serbinë, ndërsa sot ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si me trishtim tha se Kosovën e pret një dimër i vështirë për shkak të rrymës.

Pasditën e 31 korrikut, serbët e Kosovës bllokuan rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Këtë veprim serbët e morën në shenjë proteste karshi vendimit të Qeverisë së Kosovës për nisjen e zbatimit të reciprocitetit për targat dhe dokumentet e identifikimit. Pak ditë pasi u vendos që të shtyhet reciprociteti, Kurti e përmendi rrezikun për luftë.

Lexo më shumë

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
63
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
19

Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka deklaruar se rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Madje, ai tha që do të ishte “i papërgjegjshëm” nëse do të thoshte të kundërtën.

Kurti përmendi tre skenarë të mundshëm pansllavist të Kremlinit që sipas tij mund ta prekin edhe Ballkanin Perëndimor.

“Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainë. Ne jemi një demokraci që kufizohet me një autokraci, në fund të fundit. Para pushtimit të Ukrainës, mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të Kremlinit për pansllavizmin, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë shanset që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, në veçanti në Kosovë, do të jenë shumë të larta”, tha Kurti më 8 gusht.

Shefi i shtetit i tha gazetës italiane se serbët kanë 48 baza nëpër Kosovë, derisa shtoi se protestat janë organizuar nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë.

“Serbët kanë 48 baza nëpër Kosovë. Protestat nuk kanë qenë spontane, ato janë organizuar nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë”, ka thënë Kurti.

Kurti, për këto deklarata, u akuzua si “axhami” nga Lumir Abdixhiku i LDK-së, ndërsa Vlora Çitaku nga PDK tha se ai po ndjell “frikë e panikë”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Paralajmërimi i Rizvanollit për dimër të “vështirë”

Pa kaluar shumë kohë nga intervista e Kurtit për “La Repubblica”, ministrja e tij, Artane Rizvanolli, e rriti “dozën e zymtësisë”. Ajo në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë, për dimrin që po vjen tha se do të jetë i vështirë. Gjatë kësaj konference, Rizvanolli u bëri thirrje qytetarëve që ta kursejnë energjinë elektrike.

Rizvanolli deklaroi se janë duke u ndërmarrë “masa të nevojshme dhe të realizueshme brenda një periudhe të shkurtër”.

“Dimri i ardhshëm është tejet i vështirë për Evropën, kjo do të na ndikojë edhe neve në masën që ne kemi nevojë për import të energjisë… Në këtë aspekt është mirë që edhe ne të jemi të vetëdijshëm për çfarë vështirësitë që po na presin. Ne jemi duke i ndërmarrë të gjitha masat që janë të nevojshme dhe të realizueshme brenda një periudhe të shkurtër… KEK-u është duke i bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që ndërhyrjet në blloqet A dhe B të përfundojnë para dimrit që të minimizohet mundësia për avari. Nga ana tjetër duhet të kursejmë energji”, ka thënë Rizvanolli në konferencën e 10 gushtit.

Ajo tha se çështja e çmimit të peletit është çështje që po i preokupon qytetarët dhe qeverinë.

“Duhet të kursejmë energji, sa i përket masave që po marrim si qeveri. Çmimi i peletit është çështje që preokupon qytetarët por na preokupon edhe neve si qeveri. Do të shohim edhe nga ana e rregullimit të çmimeve, është duke u përgatitur një rregullore për çmimet e produkteve esenciale. Kursimi i energjisë elektrike do të jetë kyç gjithashtu, secili prej nesh në shtëpitë tona duhet të bëjmë maksimumin”, tha ajo ndër të tjerash. /GazetaExpress/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
Ekonomia

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
63
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
Lajme

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
19
Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
Lajme

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
16
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
43
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
13
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
26
Next Post
Ky është pejani që jau vjedhi 20 mijë euro qytetarëve duke i mashtruar me  bileta të airoplanit

Ky është pejani që jau vjedhi 20 mijë euro qytetarëve duke i mashtruar me bileta të airoplanit

Më të fundit

  • Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
  • Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
  • Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi