Tashmë këngëtar i afirmuar, Ermali ka sjellë një fotografi nga fëmijëria, në të cilën ndodhet në krahët e babait të tij – legjendës së muzikës shqipe.
Teksa në fotografinë tjetër ka sjellë një pozë të realizuar tashmë kur ai është i rritur.
Dhe derisa në imazhin e parë e mbante në krahë babai i tij, kësaj radhe për çështje argëtimi, Ermali e ka ngritur Sabriun.
Ndryshe, Ermali tash është 32 vjeçar, kurse babai i tij në shtator të vitit të kaluar i ka mbushur 73 vjet.