Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Andin Hoti, ka njoftuar se ka dal pozitiv me COVID-19.
“Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19. Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes!”.
Hoti tha se sipas rekomandimeve do të vetizolohet.
“Me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vet-izolohem deri në shërim të plotë. I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultoj pozitiv në të ardhmen”.
“I shpreh mirënjohje të pa rezervë mjekëve, infermierëve, e gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në luften kundër virusit.”.