Ka startuar ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Para fillimit, tifozët “Dardanët” kanë zbuluar një baner.
“Kosova është nder e vlerë, jo karrierë”, thuhej në baner bashkë me foton e ish-kapitenit të Kosovës, Anel Rashkajt.
Ky konsiderohet si mesazh për lojtarët që po lënë Kosovën për vendet tjera.
I fundit ishte Kurtulus që iu bashkua Suedisë, ndonëse ishte i ftuar te Kosova.