Gjatë ditës së djeshme Franca ka shënuar numrin më të madh të infektimeve me COVID-19 në dy muajt e fundit, ku numri total i të prekurve brenda një dite ka arritur në 1,695 persona, raporton EuroNews.
Autoritetet franceze pritet të shpallin masa obligative në zonat turistike përgjatë bregdetit të Seines, duke i detyruar pushuesit të bartin maska gjatë gjithë kohës.
Rastet janë në rritje gjithashtu edhe në Spanjë, vend ku të mërkurën u raportuan 1,772 raste të reja me virusin korona, shifër më e madhe kjo që nga lirimi i masave në muajin e kaluar.
Mbi 700 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa më shumë se 18,5 milionë janë të infektuar prej se kur virusi është shfaqur në fund të vitit 2019, thuhet në njoftimin e fundit të Universitetit Johns Hopkins.