Deputetja nga Lista Guxo, Doarsa Kica-Xhelili, po raportohet se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, sipas burimeve të Paparacit.
Bazuar në këto burime, tashmë edhe aktivistët kanë mësuar për dorëheqjen e deputetes që ishte parë si njëra nga figurat qendrore te partia “Guxo”. Ky medium gjithashtu thotë se ka mësuar që ka pakënaqësi te mëdha dhe mundësi që një pjesë e tyre të tërhiqen pas dorëheqjes së Kica-Xhelilit.
Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë deputeten për këtë çështje, por ajo s’ka qenë e disponueshme.
Doarsa- Xhelili i ishte bashkuar e Iniciativës së Vjosa Osmanit në listën “GUXO” dhe garoi në listën e LVV-së në zgjedhjet e fundit.