Të gjithë u çuditëm kur hapjen e kësaj puntate të “PërPuthen” e realizoi opinionisti Arjan Konomi dhe jo Bora Zemani, prezantuesja e emisionit.
Konomi bëri me dije se Zemani është e infektuar me koronavirus dhe se është në shtëpi, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai sqaroi se gjatë mungesave të saj, emisioni do të prezantohet nga vajzat, se cila me radhë, ndërsa në puntatën e sotme, është Ana e cila do të moderojë emisionin.
“Fatkeqësisht Bora Zemani është sëmurë, është me Covid, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Bora të presim sa më shpejt. Programi do të prezantohet me radhë nga vajzat, nga secila nga një puntatë”, tha Arjan Konomi.