• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Biden: Ne qëndrojmë me Izraelin dhe do t’i dërgojë gjithë ndihmën për t’u mbrojtur

11/10/2023 - 06:13:51
Biden: SHBA do t’i dhurojë botës 80 milionë vaksina

“Ne qëndrojmë me Izraelin. Ne qëndrojmë me Izraelin”, tha presidenti amerikan Joe Biden në një fjalim drejtuar kombit me rastin e sulmit vdekjeprurës nga organizata militante palestineze Hamas ndaj Izraelit.

Ai e quajti sulmin një akt të “të keqes së pastër” dhe theksoi se 14 qytetarë amerikanë ishin në mesin e më shumë se një mijë njerëzve të vrarë në Izrael dhe se amerikanët ishin ndër pengjet e marra nga Hamasi gjatë sulmit të së shtunës.

Lexo më shumë

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 12, 2026
147
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
85

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, tha Biden, i cili foli me telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu menjëherë para fjalimit.

Biden thotë se i ka premtuar Izraelit se Amerika do të dërgojë të gjithë ndihmën që i nevojitet për t’u mbrojtur dhe tha se do t’i kërkojë Kongresit, i cili aktualisht është i bllokuar për shkarkimin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të financuar mbrojtjen e sigurisë kombëtare të partnerit të saj. Biden theksoi me vendosmëri se terrorizmi nuk ka justifikim.

“Fatkeqësisht, ngjarjet si kjo nuk janë asgjë e re për hebrenjtë dhe kanë zgjuar kujtime të dhimbshme dhe plagë të shekujve të antisemitizmit dhe gjenocidit”, tha Biden, i cili gjithashtu tha se ishte i tmerruar nga raportet se ekstremistët “torturonin civilë të pafajshëm”.

Presidenti theksoi se demokracitë si Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta kur reagojnë në bazë të sundimit të ligjit, ndërsa terroristët “sulmojnë me dashje civilët”.

“Ne do të mbetemi të bashkuar për të ndihmuar popullin e Izraelit kundër urrejtjes, dhunës dhe terrorizmit”, tha Biden. Ai tha gjithashtu se ekipi i tij ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët izraelitë dhe globalë që nga shpërthimi i krizës.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi të hënën se tashmë ka filluar dërgimin e municioneve dhe pajisjeve ushtarake në Izrael dhe Pentagoni po analizon inventarin e tij për të parë se çfarë tjetër mund t’i dërgohet shpejt aleatit të Amerikës në luftën kundër Hamasit./Gazeta Express

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
Lajme

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 12, 2026
147
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
Lajme

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
85
Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
Bota

Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n

January 12, 2026
22
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Ja sa persona u vranë për 26 vite në Pejë

January 12, 2026
75
Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
Lajme

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
52
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
3
Next Post
30 ministran ministrat e mbrojtjes të vendeve të NATO’s mblidhen sot në Bruksel

30 ministran ministrat e mbrojtjes të vendeve të NATO’s mblidhen sot në Bruksel

Më të fundit

  • E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
  • Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
  • Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi