Ish-ministri i Financave në Qeverinë Kurti, Besnik Bislimi, ka publikuar një bisedë në të cilën tregon se si spitali “Aloka” nuk e ka shumë dert shëndetin e pacientëve.
Përkundër misionit dhe deklarimeve të tyre që pacientët të ndihen të qetë dhe të kuptojnë çdo gjë rreth gjendjes së tyre shëndetësore, Bislimit i është dashur tu shkruajë disa herë për të marrë fotografimin e mushkërive.
Ndërsa Besnik Bislimi e ka konfirmuar se ky është një rast që i ka ndodhur personalisht atij.
“Po siç e kam shkruar edhe të statusi në facebook është rast personal”, ka thënë ai.
Në këtë bisedë në mes të pacientit dhe spitalit shihet se si ky spital nuk i dërgon fotografimin e mushkërive pacientit që po u kërkon atë, me arsyen se nuk është gati ani pse i kishin thënë se do të jetë gati për një orë.
Në vazhdim mund të lexoni bisedën e publikuar nga Bislimi.