Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli i ka shprehur ngushëllime ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushatit, për vdekjen e babait.
Pacolli ka thënë se mendimet e tij janë me familjen Bushati në këto momente të vështira, njofton Klan Kosova.
“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për vdekjen e babait të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe mikut tim, Ditmir Bushati”.
“Mendimet e mia janë me të, në këto momente të vështira për familjen Bushati”.