Presidentja Vjosa Osmani sot në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e bërë për media ku thuhet se ceremonia do të fillojë në ora 10:00.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më datën 1 dhjetor .