Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka deklaruar sot se marrëveshja e koalicionit nuk bën të vonohet më shumë, raporton Gazeta Express.
Këto komente, i pari i Mitrovicës i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook ku ka thënë se LDK-ja duhet të kuptojë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodh.
“Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore duhet ta pranoj ofertën e fundit të VV-së”, thotë Bahtiri.
Ai iu është kundërpërgjigjur deklaratave të nënkryetarit të parë të LDK-së, Agim Veliu që tha sot se qëndrojnë prapa ofertës ku Lidhjes Demokratike i takon kryeparlamentari, presidenti dhe pesë ministri.